iPhone5 hidhet në treg në përvjetorin e vdekjes së Steve Jobs
31.01.2012 (komentet: 0)
Kompania prestigjioze ka precizuar se ai pritet të mbërrijë në dyqanet e saj në mbarë botën më 5 tetor, në përvjetorin e parë të vdekjes së Steve Jobs dhe afërsisht një vit pas lancimit të iPhone 4S.
Kështu iPhone 5 do të vazhdojë tendencën dyvjecare të lancimit të modeleve të mëparshme si 3GS dhe 4S.
Dhe natyrshëm lind pyetja nëse Apple është duke u përpjekur për të bërë një iPhone më tërheqës që do të jetë më pas një dhuratë perfekte për sezonin e festave. Për më tepër që popullariteti i madh global i 4S e garonton jo vetëm një sukses të produktit më të ri por edhe jetëgjatësinë e iPhone./tema/



Shto koment