Ramos e Casillas, surprizë për Mourinhon
27.01.2012 (komentet: 0)
Dy nga personazhet e përfolur për polemikat me trajnerin, Sergio Ramos dhe Iker Casillas vendosën t’i bëjnë një surprizë Jose Mourinhos, që një ditë pas barazimit me Barcelonën në Camp Nou festoi 49 vjetorin e lindjes.
Para se të niste seanca stërvitore, Ramos dhe Casillas kanë pritur trajnerin me një tortë në duar, ku bie në sy logoja e Realit dhe numri 49 i viteve që ka mbi shpatull portugezi.
I qeshur duket në foto Jose Mourinho, i cili pasi fryn qirinjtë, dëgjon edhe urimin të kënduar nga të gjithë lojtarët e pranishëm në stërvitje./Info-sot/



Shto koment