Ibrahimoviq: Kam bërë marrëzi, ekipi mundet edhe pa mua
07.02.2012 (komentet: 0)
Pas ndërhyrjes së gjyqtarit ndihmës sulmuesi i Milanit është ndëshkuar me karton të kuq drejtpërdrejtë dhe ekipi pas këtij rasti humbi kundër Udineses Cesenasdhe konkurrentitkryesor për titull, Juventusit.
"Kam bërë marrëzi. Ndodh, por unë duhet të mësoj nga gabimet e mia. Unë nuk kam nevojë të shikoj në televizor për të parë se çfarë kam bërë," tha suedezi 30-vjeçar, dhe theksoi se ai ka besim të plotë në shokët e tij.
"Unë besoj në ekip, ata munden edhe pa mua", ka thënë Ibrahimoviq.
Milani ka njoftuar medie se do të apelojnë vendimin e Federatës për dënimin e Zlatanit, edhe pse trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thënë se ai e meritonte dënimin, ndërsa Adriano Galliani tha se gjesti i tij nuk ishte i dhunshëm dhe nuk meritonte një dënimi të tillë.



Shto koment