
Përndryshe, Hoxha tha se ishte Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i LRFGJ-së, ku kanë qenë prezentë 22 delegatë nga 23 sa i numëron kjo Lidhje dhe ku ishin dy kandidatura për kryetar, e tij dhe e Avdulla Sylës.
Në këtë proces të zgjedhjes së kandidatit për kryetar kanë marrë pjesë 19 delegatë pasi që tre delegatët e K.F. “DRITA” e kanë braktisur Kuvendin, ka sqaruar tutje Hoxha, për të shtuar se procesi i votimit është bërë në formën më demokratike me vota të fshehta ku nga 19 delegatë për të votuan 17 delegatë, ndërsa për kundërkandidatin tjetër, Avdulla Syla votuan 2 delegatë.
“Në këtë Kuvend është zgjedhur kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit e jo i ndonjë klubi , prandaj fatin e kësaj Lidhjeje nuk mundët me e përcaktua një klub i vetëm sepse këtë Kuvend e përbëjnë dy klubet e Ligës së Parë, gjashtë klubet e Ligës së Dytë, katër shkollat e pavarura të Futbollit, klubi i futbollit të femrave, shoqata e trajnerëve, shoqata e referëve, tri klubet e futsallit dhe punëtori sportiv”, ka thënë për 2LONLINE.com, Malazog Hoxha.
Pra, u shpreh ai, këta janë delegatët e këtij Kuvendi që i kanë besuar atij që të udhëheq me Ligën Rajonale të Futbollit Gjilanas. /2lonline/
Shto koment