Bogdani: Në qershor do të “var këpucët në gozhdë”
17.03.2014 (komentet: 0)
Erjon Bogdani ka folur për të tanishmen dhe atë që do të vijë në muajt në vazhdim, duke ditur që ka 7 muaj pa luajtur.
“Gjithmonë jam pranë futbollit dhe ndonjë kontakt me ndonjë skuadër të mirë e kam pasur. Por kam vendosur ta lë futbollin. Në qershor ‘var këpucët në gozhdë’ dhe do të marr licencën e trajnerit”, është shprehur Erjon Bogdani.
Siç ka deklaruar edhe vetë, ai ka “varur këpucët në gozhdë”. I mbetur pa ekip pas merkatos së verës, Bogu ka vendosur për të ardhmen.
Ai ka refuzuar oferta që i kanë ardhur nga Shqipëria, si dhe të tjera nga ekipe jashtë Italisë.
Tanimë ai nuk është më pjesë e futbollit të luajtur, pas një karriere të gjatë të nisur në vitin 1994 me Partizanin, më pas në Turqi, Kroaci dhe në fund në Itali, me 7 skuadra të ndryshme mes Serisë A dhe B.
Bogdani ka luajtur 73 ndeshje me 19 gola të shënuar me fanellën kuqezi.
/E.Smerqaku/
Shto koment