Rreth 60 nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, kanë bojkotuar të mërkurën mësimin, në shenjë proteste kundër largimit nga shkolla të shoqeve që mbajnë shami në kokë.
Qeveria e Kosovës po i ndihmon Serbisë që ajo ta fitojë statusin e vendit kandidat për në BE më shumë sesa që këtë gjë po e bën vetë Qeveria e Serbisë. Në Beograd mbizotëron diskursi publik i politikanëve atje që thonë se nuk e japin Kosovën, ndërkohë që e duan BE-në. Përmes koncesioneve të vazhdueshme Qeveria e Kosovës po ia mban gjallë shpresat Serbisë që mund të forcohet brenda Kosovës pa e rrezikuar udhëtimin drejt BE-së.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të ketë zor të madh. Dikujt edhe mund t’i vijë keq për të, sepse vetëm një shantazh i madh mund të të bjerë në pozitë të marrësh vendime që çojnë peshë një popull të tërë.