Rrjeti prestigjioz i lajmeve thotë se ka pasur një grindje dhe më pas një polic afgan hapi zjarr. CNN thotë se shumë shpesh këto ngjarje nuk kanë lidhje me rebelët, por janë konflikte të momentit. “Një person i veshur me uniformë të policisë afgane hapi zjarr mbi trupat e NATO-s në Afganistan, duke vrarë një”, tha NATO, në atë që duket si i fundmi në një seri sulmesh të forcave të sigurisë afgane, që kthejnë armët kundër trupave ndërkombëtare, me të cilat supozohet se janë aleatë. Një ushtar shqiptar u vra dhe tre trupa të tjera u plagosën, përfshi dy shqiptarë dhe një amerikan, sipas qeverisë lokale në Kandahar, ku ndodhi edhe ngjarja.
Më shumë... CNN: Polici afgan hapi zjarr mbi shqiptarët pas një grindje