Shqipëri formon Komitetin për Përballim të Situatës
07.02.2012 (komentet: 0)
Tiranë, 7 shkurt –Shefi i qeverisë tha se ngritja e këtij komiteti ku do të bëjnë pjesë përfaqësues të ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes, Shëndetësisë, Arsimit etj, është me rëndësi jetike në këtë moment të vështirë për banorët e zonave të izoluara nga dëbora, njofton NOA.
“Ky komitet duhet të ndjekë 24 orë mbi 24 orë situatën në zonat e izoluara nga dëbora.
Vërtet në disa zona dëbora nuk arrin më shumë se 1 metër, por ka lagje, në të cilat ajo arrin edhe më shumë se 2 metra. Të gjitha potencialet duhet të vihen në radhë të parë në emergjencën mjekësore, së dyti në furnizimet e mundshme me ushqime, veshmbathje”, tha kryeministri duke nënvizuar se duhet të ndërhyhet në akset kombëtare të bllokuara nga dëbora dhe të mbahen në mbikëqyrje të plotë për shmangien e aksidenteve.



Shto koment