Reshje të medha të borës edhe në Ulqin
03.02.2012 (komentet: 0)

Rreshjet e bores krijuan probleme edhe ne komunën e Ulqinit, ku çdo rruge per ne qytetin me jugor te vendit eshte e veshtire per shkak se ne qafen e Mazhurës dhe qafes së Braticës reshjet e bores e kane bere kalimin shume te rrezikshem.
Bora ka arritur trashësi rreth 25 centimetra në zonën e Ulqinit dhe 20 centimetra në zonën e plazhit të madh dhe në ishullin e Bunës. Aktualisht është i përballueshem qarkullimi i mjeteve.
Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit do punon per mbajtjen e gjendjes nën kontroll sidomos ne rrugen e Ulqin – Tivar dhe Ulqin – Katerkoll. Megjithese nuk ka patur asnje aksident trafiku, Shtabi i Emergjencave në komunën e Ulqinit thekson se çdo gjë asht në konroll dhe se nuk ka nevojë për panik.



Shto koment