"Regjimi në Serbi, dëshiron vdekjen e Sheshelit"?
05.02.2012 (komentet: 0)
Gjendja shëndetësore e Sheshelit është shumë serioze dhe është duke u përkeqësuar për çdoditë e më tepër gjersa ështënë paraburgim të Tribunalit të Hagës, tha Aleksiq në një conference shtypi të PRS (SRS), transmetojne mediat në Serbi.
Sipas tij, raporti shëndetësor i mjekëve serb përgjendjen shëndetësore të Sheshelit të cilën e udhëheq Miroslav Bojic, do të publikohet javën e ardhshme.
Aleksiq ka akuzuar autoritetet serbe po iu ofrojnë "ndihmë bujare" Hagës, shërbimeve britanike dhe atyre amerikane të zbulimit për eliminimin e Sheshelit.
"Regjiminë Serbi, dëshiron vdekjen e Sheshelit", tha Aleksiq, I cili beson se autoritetet serbe nuk i ka përmbushur premtimet që ua kanë dhënë mjekëve serb që të kenënë dispozicion të gjitha aparatet e nevojshme.
Aleksiq tha se Sheshel refuzoi ekzaminimet mjekësore të mjekut nga Rusisia, sepse, siç tha ai, vjen si mjek i cili është i caktuar nga sekretariati i gjykatës së Hagës.
Aleksiq tha se Tribunali i Hagës, Sheshelit do të duhet t’i paguajë dëmet përshkelje të të drejtave procedurale, shkruajn mediat serbe.



Shto koment