Maqedoni, bie nataliteti, rritet mortaliteti
22.02.2012 (komentet: 0)
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në këtë periudhë të katërmujorit të parë ka pasur 5.492 të lindur, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë 4.937, prej të cilëve 30 foshnje.
Numri i kurorëzimeve të lidhura gjatë tremujorit të vitit të kaluar ka qenë i rritur për 4,7 për qind më shumë se nga periudha e njëjtë e vitit 2010.
Sipas ESHS ka pasur 3861 kurorëzime dhe 488 shkurorëzime. Ulja e natalitetit është regjistruar edhe përkundër masave qeveritare që janë në fuqi për ndihmë afatgjate për foshnjën e tretë dhe të katër të lindur, me ç`rast për foshnjën e tretë sigurohet ndihmë prej rreth 130 euro për një periudhë 15 vjeçare, ndërsa për fëmijën e katërt, nënave u sigurohet pension i përjetshëm. (INA)


Shto koment