Liberalizimi i vizave, Kosova merr sot udhërrëfyesin
14.06.2012 (komentet: 0)
Kosova pritet sot të marrë udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave në zonën e Shengenit. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, bashkë me një delegacion nga niveli qendror dhe ai lokal i Kosovës, po qëndron në Bruksel për të marrë udhërrëfyesin e shumepritur nga qytetaret e Kosoves.
Ketë dokument autoriteteve zyrtare pritet t'ua dorëzojë komisionerja e BE-së për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Sesilja Malstrom.Marrjen e Udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit. Në këtë aspekt, ajo ka thënë se që para tre vjetesh Kosova i ka vene vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Shto koment