Koncepti i Prishtinës ka mbështetjen e ndërkombëtarëve
06.02.2012 (komentet: 0)
Temë e bisedimeve do të jetë përfaqësimi rajonal i Kosovës, që thuhet të jetë një nga kushtet që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa pala serbe thirret në Rezolutën 1244 si bazë për përfaqësimin rajonal të vendit tonë.
Stefanovic ka thënë se Serbia ka përgatitur disa propozime dhe, sipas tij, “topi është në anën e Prishtinës, e cila nuk është në situatë të këndshme kur duhet të pranojë propozime konkrete, konstruktive dhe kreative nga Beogradi”.
Ai ka thënë se burim i paqëndrueshmërisë në Kosovë është tentimi i Prishtinës për vendosjen e autoritetit në veri, ndërsa ka pranuar se koncepti i Prishtinës ka mbështetjen e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.


Shto koment