Davutogllu: Rusia mos të krijoj Millosheviç të ri
11.02.2012 (komentet: 0)
Asadi do që të jetë si Millosheviqi
Duke folur në Uashington, Davutogllu tha se Turqia e kundërshton ndërhyrjen e huaj në shtetin sirian, porse “vendimi i Asadit për të luftuar kundër popullit të tij, nuk i ka lënë Ankarasë zgjidhje tjetër, pos të mbështesë popullin e Sirisë”.“Ne duam që presidenti Asad të bëhet si Gorbaçevi, të transformojë sistemin.
Por, Asadi do që të jetë si Millosheviqi. Andaj, Turqia sot mbështet popullin e Homsit, siç e ka mbështetur popullin e Sarajevës”, tha Davutogllu.
Ai po ashtu tha se Turqia po eksploron rrugë jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të bindur Qeverinë siriane të ndalojë vrasjet e civilëve.Që nga marsi i vitit të kaluar, Siria është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit të Asadit. Që nga ajo kohë, mijëra persona kanë humbur jetën në trazira.


Shto koment