Daçiq: kusht për anëtarësim në B E është relaksimi i marrëdhënieve me Prishtinën
10.09.2012 (komentet: 0)
Mendojmë se është i nevojshme që të vazhdohet dialogu me Prishtinën në nivel politik, kjo do të thotë të gjindet një zgjidhje kompromisi e pranueshme për të dyja palët, deklaroi kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq.
Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se kusht për anëtarësim e Serbisë në Bashkimin Evropian është relaksimi më i madh i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe eliminimi i problemeve që pengojnë jetën normale të qytetarëve.
Daçiq u tha gazetarëve gjatë një pushim në konferencën "dimensioni social i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan," tha se, "është budallallëk që për hyrjen e Serbisë në BE të pranohet pavarësia e Kosovës dhe Metohisë", transmeton agjensia Tanjug.
Ai shtoi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun dhe t’i definoj të gjitha problemet e përbashkëta dhe të punojë për t’i eliminuar ato.
"Mendojmë se është e nevojshme që të vazhdohet dialogu në nivel politik, që do të thotë se të gjindet zgjidhje kompromisi e pranueshme për të dyja palët. Pres që në të ardhmen këto bisedime të vazhdojnë, dhe se në çfarë niveli dhe formati, si dhe kush do të jetë i pranishëm nga bashkësia ndërkombëtare janë tema që presidenti i Serbisë (Nikoliq) do të bisedoj në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ", ka thënë Daçiç.
Kryeministri serb ka theksuar se pavarësinë e Kosovës nuk e ka njohur i tërë komuniteti ndërkombëtar dhe ka pesë vendet të BE-së, që ende nuk janë pranuar.
Shto koment