Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel, në një deklaratë shpërndarë mediave, vërejtjet ndaj mundësisë së heqjes së emërtimit “Republika” dhe përdorimit vetëm të emrit “Kosovë” në forume të ndryshme rajonale, i ka quajtur si “kopsht politik i fëmijëve”
“Kampanja më e re e Vetëvendosjes mbi emërtimin ‘Republika e Kosovës’, e cila thotë se përdorimi i çfarëdo emërtimi tjetër do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe njehërit tradhti e lartë, nuk është gjë tjetër veç kopsht politik i fëmijëve. Në BE, OSBE, OKB dhe në instanca tjera ndërkombëtare delegacioni gjerman zakonisht është i ulur prapa shenjës ‘Gjermania’ dhe jo ‘Republika Federale e Gjermanisë’. Kjo vlen për shembull edhe për ‘Republikën e Francës’ apo ‘Mbretërinë e Holandës’, ose pothuajse për të gjitha shtetet. Nuk ka arsye pse kjo të jetë ndryshe në rastin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel.
Shto koment