AK: Skandali në Maqedoni, turp kombëtar
22.01.2012 (komentet: 0)
Në një deklaratë për shtyp, organizata lëshoi akuza të ashpra ndaj Ministrit, të konsideruar si një “turp kombëtar” për faktin që pranoi zhvillimin e takimit në ato kushte, ndërsa theksoi se kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombës po nëpërkëmben.
“Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë”, u shpreh Aleanca.
“Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”.
Reagimi i Aleancës Kuq e Zi vjen në javën kur në disa ndeshje sportive futbolli dhe hendbolli në Maqedoni, janë rikthyer koret raciste, si “dhoma gazi për shqiptarët”.
Në vëmendjen e “AK” nuk u harrua as qeveria maqedonase, e cila u konsiderua
“tendencioze” dhe ndjekëse e një linje të qartë “anti-shqiptare”. /tch/


Shto koment