A do të jetësohet “ Transferzalja e Gjerlbërt” ?
26.01.2012 (komentet: 0)
Frika nga një lidhje jo vetëm komunikative por edhe kulturore dhe fetare të cilën pushteti serb qysh në vitet e 80-ta e quante me emrin “ Transferzalja e gjelbërt” së shpejti do të bëhet realitet.
Derisa politikanët serbë dhe ata boshnjak në pushtet në Beograd po bëjnë gara me premtimet e tyre se do të bëjnë gjithcka që Sanxhakun ta lidhin me autostradën e Adriatikut , lideri fetar, e jovetëm fetar Myftiu i Sanxhakut siç dëshiron ta quajnë, nuk rrin duarkryq.
Pasi formoi Akademinë Boshnjake dhe nëpër qendrat e ndryshme botërore po hapë përfaqsitë “kuturore” qëllimit të tij për “ta krijuar autonominë” po ia shton edhe njw shtyllë shumw të rëndësishme - po ngjallë ndjenjat e biznismenëve boshnjak kudo që janë.
Para disa ditësh Myftiu Zukorlic bashkoi biznismenët jo vetëm nga Sanxhaku, por nga gjitha anët ku jetojnë dhe veprojnë Sanxhaklinjët dhe formoi Asociacioni e Bisnesit të Sanxhakut. Në Frankfurt të Gjermanisë mblodhi kreun e biznismenëvë me prejardhje nga Sanxhaku dhe krijuan bordin udhëheqës në krye me biznismenin e njohur Sarajevas me prejardhje nga Sanxhaku Hako Duleviq.
Në këtë takim u analizua plani dhe aktiviteti i këtij asociacioni për vitin 2012. Gjithashtu në këtë takim u analizuan edhe kushtet teknike dhe administrative për hapjen e tenderit ndërkombtarë për studimin e fizibiliteit për ndërtimin e autostradës Sarajevë – Novi Pazar. Me kët rast udhëheqësia e këtij asocioacioni vizitoi disa biznismen të Sanxhakut të cilët punojnë dhe veprojnë në Kassel dhe Offenbach të Gjermanisë.
Asociacioni i Bisnesit të Sanxhakut ( SABA ) ka hapur edhe konkursin për postin e menaxherit të zyrës e cila planifikohet të hapet në fillim të muajit shkurt me seli në Novi Pazar.
/Ismet Azizi/


Shto koment