Opinione

Dekadenca e garantuar

Qeveria e Kosovës po i ndihmon Serbisë që ajo ta fitojë statusin e vendit kandidat për në BE më shumë sesa që këtë gjë po e bën vetë Qeveria e Serbisë. Në Beograd mbizotëron diskursi publik i politikanëve atje që thonë se nuk e japin Kosovën, ndërkohë që e duan BE-në. Përmes koncesioneve të vazhdueshme Qeveria e Kosovës po ia mban gjallë shpresat Serbisë që mund të forcohet brenda Kosovës pa e rrezikuar udhëtimin drejt BE-së.

Më shumë...

Zori i madh i Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të ketë zor të madh. Dikujt edhe mund t’i vijë keq për të, sepse vetëm një shantazh i madh mund të të bjerë në pozitë të marrësh vendime që çojnë peshë një popull të tërë.

Më shumë...

Antiamerikanët dhe “antiamerikanët”

A ka antiamerikanë të tjerë në Kosovë, përpos kryeministrit të këtij vendi? Me gjasë ka. Shumë pak, por ka. A ka antievropianë të tjerë në Kosovë përpos kryeministrit të këtij vendi? Në një vend ku fjala Evropë personifikon diçka gati mitike? Ku fjala Evropë përmbledh ëndrrat e pjesës dërrmuese të qytetarëve të këtij vendi? Ku të gjithë duan të shkojnë në Evropë! Kur themi “po shkojmë në Evropë” ne mendojmë “po shkojmë në shpi”! A ka antievropianë të tjerë në Kosovë përpos kryeministrit? Me gjasë ka! Shumë pak, por ka.

Më shumë...

Thaçi i fermentuar

Të flasësh për Hashim Thaçin këtyre ditëve dhe ta quash humbës të madh apo çkado qoftë nuk është e vështirë fare sepse nga e hëna na ka dhënë argumentin më të madh për ta parë ashtu. Njeriu që e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, tani, në katërvjetorin e saj, na bëri “dhuratë” rijetësimin e një rezolute (1244) që për gjithçka flet, por jo për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Kjo rezolutë dihet publikisht se është përdorur me shumë sukses nga njerëzit që e kundërshtojnë ashpër pavarësinë e vendit tonë.

Më shumë...