Të suspenduar nga puna në kohën e Komunizmit, të suspenduar edhe ne kohën e Demokracisë

05.02.2012 (komentet: 2)

E bëra një vështrim dhe një krahasim të suspenduarve në kohën e komunizmit dhe në kohën e shumëpritur të demokracisë në shkolla fillore, të mesme dhe dhe administratën Komunale të Arsimit në Komunën e Gjilanit.



Gjatë viteve më të rënda për Arsimin shqip (1981-1989),në kohën e pushtetit serb,ka pasur shumë punëtorë të arsimit të suspenduar për arsye të njohura. Pas demonstratave të vitit 1981,në komunën tone u suspenduan katër profesorë (Ymer Latifi,Shefik Shkodra, Zymer Beshtica dhe Zyqefli Sherifi),kurse në vitin 1989 u suspenduan edhe gjashtë profesorë (Fehmi Mahmuti, Musa Qerimi, Rahim Azemi, Ruzhdi Ismajli, Riza Latifi dhe Sabit Demiri),që do të thotë se mësimdhënësit ishin në shënjestër të pushtetit.

Kaloi ajo kohë,erdhi pushteti ynë. U kthyem nëpër shkolla,themeluam institucionet. Puna nisi mbarë. Kosova u shpall Republikë. Menduam se po vijnë ditë më të mira, por u dëshpëruam për të keq. Filloi diferencimi demokratik.

Fillimisht u suspendua drejtori i sallës së sporteve në Gjilan, Hafiz Gashi,me përvojë pune 38 vjeçare.Mbeti në rrugë pa të ardhura personale. Bahrie Veseli – drejtoreshë në shkollën fillore “Abaz Ajeti”,e vetmja femër drejtoreshë nga 25 shkolla fillore. Musa Qerimi – drejtor i shkollës së mesme “Arbëria”me 32 vite përvojë pune dhe kryetar i LASH-it në kohë më të vështira. Venhar Haziri- drejtor i gjimnazit “Zenel Hajdini”,i suspenduar nga detyra e drejtorit në ditën e intervistimit për mandatin e dytë të drejtorit në gjimnaz. Shaban Tërstena – drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë. Rabit Ademi – drejtor në shkollën fillore “Thimi Mitko” pas presioneve të vazhdueshme,u detyrua të jap dorëheqje.

Pastaj Isuf Ismajli- drejtor në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” – pas presioneve të vazhdueshme u detyrua të kthehet në procesin edukativo-arsimor. Faredin Rexhepi – drejtor I shkollës fillore “Selami Hallaqi” mbeti I pa punë dy vite. Habib Syla- drejtor i shkollës fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc,  me 32 vite përvojë pune,mbeti një kohë i pa punë. Farush Ramadani – Zyrtar i arsimit të mesëm të lartë në DKA,u transferua si mësimdhënës në shkollën e mesme gjimnaz pa dëshirën e tij, me 38 vite përvojë pune në arsim,ndërsa 15 vite inspektor i arsimit të komunës. Rashit Sahit – zyrtar i arsimit të mesëm të ulët, drejtor shkolle në vitet më të vështira, këshilltar i Kuvendit Komunal, u transferua në SHMT “Mehmet Isai” në Gjilan. Ragip Nuhiu – drejtor i shkollës fillore “Fetah Qerimi” në Verbicë të Zhegocit,në vend të tij u emrua një baqellor i ekonomisë,që është krejt jashtë rrjedhave pedagogjike. Sabit Leka- drejtor në shkollën fillore “Vatra e diturisë” në Livoç të epërm,pas trysnive dhe presioneve të vazhdueshme,ia hodhi çelesta e shkollës në tavolinë drejtorit të arsimit. Haki Sahiti – drejtor në shkollën fillore “Abdullah Tahiri” në Malishevë,pedagog me përvojë nuk zgjidhet,dhe në vend të tij zgjidhet pedagogu pa asnjë ditë përvojë pune dhe jo nga fshati me mbi 500 familje dhe me kuadro përplot edhe për komunë.

Të gjithë këta drejtorë dhe zyrtarë të suspenduar,të larguar e të transferuar nga detyra,janë anëtarë apo aktivist në struktura të LDK-së.Dy prej tyre janë anëtarë të Kryesisë së Degës në Gjilan, kurse njëri është edhe këshilltar i Kuvendit Komunal. Nga pesë shkolla të mesme në Gjilan,tre drejtorë të suspenduar-60%. Nga pesë shkolla fillore që ishin në Gjilan katër drejtorë juanë suspenduar -80% Nga të gjithë këta drejtorë e zyrtarë, dy prej tyre e kanë moshën mbi 62 vjeçare.

Të gjithë këta drejtorë shkollash e zyrtarë të arsimit në një mënyrë janë bartës të zhvillimit të arsimit që nga viti 1981 e deri më 1999,në kohën kur punohej pa paga dhe atëherë kur punohej në shtëpi shkolla. Dhe në vend se këta drejtorë, zyrtarë e intelektual të vyeshëm të arsimit, Drejtori Komunal i Arsimit t’i dekorojë, shpërblej e avancoj, z.Ismail Kurteshi, këta njerëz të devotshëm të arsimit, i suspendoi,i largoi, i denigroi, i përbuzi, i etiketoi dhe ju cenoi dinjitetin moral, personal dhe familjar. 

Me rastin e zbatimit të planit për suspendimin e drejtorëve të shkollave,zyrtarëve të arsimit,janë përdorë disa metoda të tejkaluara për kohen tonë dhe për demokracinë e brishtë të Kosovës: 

a) Metoda Makiaveliste sipas së cilës “qëllimi i arsyeton mjetet”,prandaj nuk duhet zgjedhë mjetet për të arrit qëllimin.

b) Metoda Staliniste,sipas së cilës kush nuk është me mua,është kundër meje,prandaj kush është kundër meje duhet të eliminohet.

c) Metoda Egocentrike sipas së cilës unë jam qendra – arbitri dhe të gjithë të tjerët duhet të punojnë dhe të sillen ashtu si dua dhe si them unë sillen ashtu si dua dhe si them unë.
d) Metoda e Frikësimit sipas së cilës sa më shumë ti sanksionojë-disiplinojë drejtorët e shkollave,aq më shumë do të frikohen arsimtarët – punëtorët e arsimit.

Dhe për fund një thënie të Fan.S.Nolit “Allalla o rezil,o katil allalla” /2lonline/

(autori është Këshilltar Komunal dhe anëtar i Komitetit për Arsim të LDK-së)i

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Bletroni | 05.02.2012

Valla i nderuar Rashit te lumt, t e qite ne drite nje sen qe askush nuk i beson. Me shum te debuar nga procesi mesimor paska ne demokraci se sa gjat komunizmit. si po duket kjo qenka nji e verete e hidhur.

Koment nga Beqa | 05.02.2012

Ky eshte trim, ky ta thot,ti maju. Shum i sinqert eshte, me nji fjale eshte BURRE