Konvertim i brezave apo investim publiko privat?!

09.02.2012 (komentet: 0)

Kush eshte Don Bosko? Gjon Bosko i lindur në vitin 1841, meshtar i rrethinës së Torinos, është Shenjt i madh i kohërave moderne, po ashtu pajtor i studentëve e i botuesve i Kishës Katolike.


Qka eshte Qendra Don Bosko?
(Citoj nga faqja zyrtare e Qendrës) 
“Don Bosko deshi që vazhdimësia e karizmës së tij në Kishë të sigurohej nga jeta e shuguruar.” 

“Prej këtej lind vërtetësia shpirtërore e përkushtimit apostolik dhe e bashkësisë kishtare. Besnikëria ndaj Ungjillit, i jetuar fjalë për fjalë, dhe ndaj Rregullës suaj, në veçanti jeta rigoroze dhe varfëria ungjillore, e praktikuar në mënyrë koherente, dashuria besnike ndaj Kishës dhe dhurimi bujar i vetvetes për të rinjtë, sidomos për më nevojtarët, do të jenë garancia e lulëzimit të Kongregatës suaj”.

Quo Vadis? Apo thënë me mire shqip: Kah jem duke rrugëtuar?

Duke e ndërlidhur pjesën e mbledhjes se fundit te kuvendit te vitit 2011, nga procesverbali i mbledhjes vërejta LYERJEN E KOKAVE ME AKULL të Këshillit të Bashkësisë Islame ne Gjilan me një “Vendim” për kryerjen e shpenzimeve te varrimit te qytetareve te Komunës së Gjilanit.

Por ky vendim po na del si VENDIM ME SEBEP i cili ka të bëjëme kalimin e një vendimi tjetër i cili ka të bëjë me një komunitet tjetër në ringjallje e sipër në komunën tonë, gjegjësisht qendrën ku shërbejnë priftërinjtë për të cilët kam një respekt dhe i përshëndes.

Qendër e cila ka të bëjë me mësimet fetare krishtere nga ideologjia e një prifti italian Don Bosko (citoj nga faqja zyrtare e qendrës) I cili deshi që vazhdimësia e karizmës së tij në Kishë të sigurohej nga jeta e shuguruar, me fjale te tjera mësimet Kishtare.

Hiq me pak nuk është e arsyeshme nga institucionet komunale ku nga Janari I vitit 2012 me një vendim u larguan nga shkolla 14 vajzat me mbulese, ndërsa ne anën tjetër nga po ky institucion tentohet të ndërmjetësohet për shkëmbimin e pronave AKP-DON BOSKO e që realisht nuk ka te beje asgjë kjo pronë me Komunën dhe institucionet komunale.

Aq edhe me pak kur planifikohet qe ngjitur ose edhe ne një oborr të përbashkët me një Shoqatë e cila promovon ideologji fetare, lejimi i ndërtimit të një apo me shumë shkollave të mesme, ku si pasojë mund te kemi edhe indoktrimin fetar tek ata fëmijë në të ardhmen.

Gjithmonë institucionet e Republikës se Kosovës pjesë e t cilës është edhe ky institucion sot ku gjendemi, ka promovuar shkollim dhe arsimim larg fesë,  ndërsa ne anën tjetër planifikohet qe nga sot për një të ardhme të afërt, duke e favorizuar një fe të caktuar të indoktrinojmë gjegjësisht ti konvertojmë fëmijët tanë në një fe tjetër.

Prandaj unë besoj dhe mendoj se nuk kemi nevojë të luajmë rolin e Pleqnarit ndërmjet AKP-DON BOSKO por që AKP përmes likuidimit, kjoi pronë të likuidohet si aset i veçantë, ku si tenderues i barabarte mund të jetë edhe vet Don Bosko.

Kjo kishte me qenë njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër e medaljes është se në kompaninë Fidanishtja (ish Mlladosti),  ka të bëjë me një numër prej 265 punëtorëve qe nënkupton 265 familjeve te cilat përmes privatizimit të pronës shtetërore përfitojnë nga shuma prej 20% e qe i bie se prona e tanishme ku është Don Bosko me 15317 m²,  vlera e shitjes përafërsisht i bie rreth 220 euro/ m², e që jep një shumë të përafërt prej 3.369.740 euro e qe 20%  673.948 euro, ndërsa për kokë punëtori i vjen diku rreth 2.543 euro. Atëherë nëse kjo pronë shkëmbehet me komunën e Gjilanit, neve nga dora do te ja marrin 265 familjeve një shume prej përafërsisht 673.948 euro.

Ky vendim ka për të bartur pasoja tek ne të nderuar qytetarë, por jo mbi institucionin më të lartë komunal sepse me ndërrimin e adresave të rrugëve ka pasur raste të ndërrimit te vendbanimeve edhe prej një qyteti në qytet tjetër, prandaj dhe shkollimin e fëmijëve apo nipërve të tyre (Inshalla i mbërrijnë) e kane zgjedhur kaherë, ndërsa neve do të përballemi në të ardhmen me këtë vendim, por jo vetëm ne, bashkë me ne edhe fëmijët tanë të cilët do të shkollohet në ato ambiente të miratuara nga qeveria e sotme komunale.

Nëse nuk do te miratohej ky vendim sigurisht se nuk do ta shpallin askënd TE MALLKUAR por edhe as TE SHENJTE OSE TE LUMTURUAR por edhe nëse ndodhë një gjë e tillë NUK DO TE NDODHTE ASGJE E VEQANT këtë po ju garantoj personalisht.

Çfarë do të ndodhë me brezat që vijnë dhe që do të shkollohen në ambientet ku shërbejnë priftërinjtë, ndera ne shtëpitë tona praktikohet feja tradicionale myslimane tek qytetaret e komunës sonë?! /2lonline/

(autori është kryetar i Partisë së Drejtësisë PD, Dega në Gjilan dhe këshilltar komunal në Asamblenë Komunale të Gjilanit)

Vërejtje
: Rubrika Opinion është krijuar për të iu dhënë hapësirë qytetarëve që të shprehin mendimet, opinionet, komentet rreth çështjeve të ndryshme. Opinionet e qytetarëve nuk e pasqyrojnë qëndrimin editorial të redaksisë së www.2lonline.com, Ato gjithashtu nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme). Redaksia mbanë të drejtën, për të mos e botuar, për ti redaktuar, shkurtuar apo përshtatur tekstin.

Kthehu mbrapa

Shto koment