Ç’MU DESH QË U BËRA GREK

26.01.2012 (komentet: 0)

ODISEA e asistencës sociale (tamio anergjias…) në Zakynthos, sa ditë shkojnë dhe bëhet më e ndërlikuar, më pa mundur, më e vonuar….! Problemet me vonesat, sorrollatjet, nuk i kanë vetëm emigrantët por edhe vëndasit. Ka persona që janë prej 4 muajsh që kanë mbaruar punën dhe kanë marrë pushimin zyrtar dhe akoma nuk janë rregjistruar në OAED ,duke mbajtur në dorë një NR.protokolli për tu rregjistruar ose janë rregjistruar dhe akoma nuk janë bërë veprimet nga ana e OAED për të marrë asistencën..(tamio anergjias)…Arsyeja? …nuk dihet…

ODISEA e asistencës sociale (tamio anergjias…) në Zakynthos, sa ditë shkojnë dhe bëhet më e ndërlikuar, më pa mundur, më e vonuar….! 


Problemet me vonesat, sorrollatjet, nuk i kanë vetëm emigrantët por edhe vëndasit. Ka  persona që janë prej 4 muajsh që kanë mbaruar punën dhe kanë marrë pushimin zyrtar dhe akoma nuk janë rregjistruar në OAED ,duke mbajtur në dorë një NR.protokolli për tu rregjistruar ose janë rregjistruar dhe akoma nuk janë bërë veprimet nga ana e OAED për të marrë asistencën..(tamio anergjias)…Arsyeja? …nuk dihet…


Personalisht kam disa ditë që i ndiek na afër këto probleme sepse kam njerëz që janë të rregjistruar për asistencë dhe bashkë me ta njihem edhe me problemet e të tjerëve.


Petrefi, që këtu u bë Petro, një djal rreth të 35-at, është nga bregdeti dhe ka rreth 6-7 muaj që ka marrë pashaportën greke. Kur shkoi në OAED për të marr asistencën (tamion) i kërkuan pashaportën Shqipëtare.Mbasi ajo çupa e sportelit ishte shum kokëfortë dhe nuk pranonte paraqitjen e pashaportës Greke, Petro shkoi tek drejtori i OAED paksa i revoltuar…dhe me të drejtë.


– Z. Papadhatos ! Përse ajo vajza në sportel më kërkon pashaportën Shqipëtare kur unë kam këtë Greken? Ligji nuk e thotë këtë, por unë di që me pashaportën Greke jemi më të privilegjuar nga çdo gjë, prandaj e muarëm dhe ne e u bëm grek! Po të ishte se nuk pinte ujë fare këtu në OAED nuk e merrja fare!
– Kemi një udhëzim të brëndëshëm, – vazhdoi ta sqaronte drejtori, -  i cili është për të gjithë, nuk është vetëm për ty. Duhet të verifikojmë nëse ke dalë jashtë Greqisë, duhet ti heqim nga pagesa ato ditë!
– Vetëm për ne shqipëtarët bëhet kjo?- Vazhdoi debatin Petro!


– Sepse unë kam shok bullgar, rumun, qipriotë, të cilët kanë dhe ata pashaporta greke dhe nuk ju kërkojnë tjetër veç asaj. Mua duhet të më paguani me paraqitjen e këtij dokumenti identifikimi, kjo është e drejta.
– Mirë, shko te sporteli dhe i thuaj asaj vajzës se fola me drejtorin dhe të mbaroj punën.
Të tillë rastë pashë tre gjithsej atë ditë por me sa më informoj një i  njohur, më tha se e bëjnë kët kastile për të gjetur preteksin për ti prerë asistencën ose për presion për qëllime përfitimi. Ja se si…


Kaso na Përmeti tregon: Kam gruan me pashaportë Greke, ka rreth 6 muaj që e ka marrë dhe asaj ja kërkuan pashaportën shqipëtare dhe ajo e dha, pa ndonjë dyshim, sepse i thanë se do t’a verifikonin mbasi asistencat e tjera i kishte marrë me nr.tjetër pashaporte! Mbasi i panë disa vula në pashaportë filluan ti thoshin…jo të takon e jo s’të takon..se paske qënë në Shqipëri. I vajta drejtorit vetëm për vetëm në zyrë. Ai më kërkoi hapur 300 euro. që ta kalonte problemin….Vetëm se të kisha një kamera t’a filmoja, por unë nuk i bëj këto prandaj…kjo bëhet me ne or mik vëllai! Janë të lidhur me njëri-tjetrin, gjersa janë mësuar me të zhvatur dhe ku të ankohesh? Kush të dëgjon? Kush të beson? 


Këto probleme nuk lidhen aspak me krizën, që dikush mund të thotë se është krizë dhe i vonojnë pagesat etj.etj. Jo, aspak! Po të ishte ashtu do të thoshte:” pagesa do bëhet për kaq kohë, ose nuk do bëhet, por këtu luhen të tjera kolpo, luan korrupsioni se sa më shumë njerëz të ketë jashtë derës së OAED aq më tepër janë mundësitë për “lëshime” dhe  “akrobacira” !!!


Dikush nga lexuesit do të thotë se : Sa para bën të bësh një artikull, në një gazetë shqipëtare? Kush e shikon, kush e gjykon, kush na e vë veshin për këto? Ashtu si tallen me dokumentat e qëndrimit, tallen edhe me çdo gjë që ka të bëj me ne!
Danel Cana

Kthehu mbrapa

Shto koment