A ka shansë dhe nevojë për një takim të kreut shtetëror të Kosovës dhe Serbisë?
09.02.2012 (komentet: 0)
Autor: Azem Vllasi
Nuk ka dyshim, do të ishte i dobishëm po të takoheshin, sepse kjo do të jetë së paku një dëshmi simbolike që ata janë të gatshëm për të bërë një hap përpara në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve përndryshe shumë të këqia në mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.
Për fat të keq, takimi nuk do të ndodhë. Sipas motiveve të paralajmëruara dhe arsyve të secilit prej tyre që shprehën gatishmërinë për t’u takuar jsnë diametralisht të kundërta. Qëndrimet janë aq të kundërta sa që njeni shkonë në perëndim e tjëtri në lindje, qka do të thot se edhe pse toka eshte e rruullakët vështirë se do të takoheshin ndonjëherë.
Tadiç thot se ai do të takohet me Thaçit për "planin" e tij për katër pikat për "zgjidhjen" e problemeve në Kosovë (pikat parashohin një lloj statusi të veçantë për Kosovën veriore tri komunat serbe). Megjithëse rrethanat janë ndryyshe dhe Tadiçi është ashtu sikurse Millosheviqi. Nëse e shikojmë Kosovën nga perspektiva më kujton kohen kur Millosheviqi pranoi një takim me "përfaqësuesit e shqiptarëve" për të "zgjidhur" disa nga problemet në Kosovë, i cili la të kuptohet se Kosova është pjesë e Serbisëdhe nën autoritetin e sajë.
Tani Tadic gjithashtu propozoi takim, por jo duke e trajtuar Thaçin si Kryeministër të Republikës së Kosovës, por si "përfaqësues të shqiptarëve.
Megjithatë, qëllimi i Tadiqit është që të ruajnë autorësinë dhe autorizimin. Pra, për të thënë se Serbia është përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, sepse, sipas Tadiqit, ajo është pjesë e Serbisë.
Pozitën e Thaçit e përcakton realiteti i tanishëm. Ai është kryeministri i shtetit të Kosovës dhe vetëm në këtë cilësi mund të takohet me kreun e çdo vendi apo qeverie, e edhe me Tadiçin. Mund të bisedohet për çdo gjë që të çon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, si dhe këto bisedime duhet të çojnë drejt njohjes së ndërsjellë. Çdo gjë tjetër është për nivele më të ulëta të komunikimit, dhe jo të një niveli të presidentit dhe kryeministrit të njërit dhe shtetit tjetër.
Përshkak se Tadiqi këtë nuk do ta pranojë, atëherë e e vetmja gjë që mund të ndodhë, është ajo që ka ndodhë në kohët e vjetra, që ndonjë ndërmjetësues i huaj t’i sjellë në të njëjtën tryezë, sikurse dikur amerikanët (Richard Holbruck) që aranzhuan takimin në mes Rugovës dhe Millosheviqit, i cili nuk pat kurfar rëndësie.
/Balkanpost/



Shto koment