Zhbogar takon drejtuesit e Vetëvendosjes

21.02.2012 (komentet: 0)

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një takimi që kanë zhvilluar të martën me Samuel Zhbogar, përfaqësues i posaçëm dhe shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, theksuan nevojën e bashkëpunimit bilateral me vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, si dhe kundërshtuan marrëveshjet me Serbinë që po realizon qeveria e Republikës së Kosovës

.

Zhbogar nga ana e tij, siç theksohet në një komunikatë për media të Vetëvendosjes, njoftoi drejtuesit e kësaj lëvizjeje për angazhimin dhe prioritetet e zyrës që ai drejton si dhe agjendën e BE-së për Kosovën.

Diskutimi u përqendrua në katër çështje kryesore: sundimi i ligjit, situata ekonomike dhe mundësitë për prosperitet ekonomik, negociatat dhe marrëveshjet me Serbinë si dhe ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor.

Po ashtu, siç theksohet më tej në komunikatë, në këtë takim u prezantuan qëllimet e projektet e Vetëvendosjes, si dhe programi politik i Lëvizjes, nëpërmjet të cilit propozohen rrugë dhe mënyra për ta dalë nga kriza aktuale politike dhe ekonomike

Kthehu mbrapa

Shto koment