Ymeri: Për veriun, as Ahtisaari
14.02.2012 (komentet: 0)
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se një strategji e re e Qeverisë së Kosovës për veriun është “strategji për të mos bërë asgjë”. Ai ka theksuar se për veriun nuk është zgjidhje as plani i Ahtisaarit.
Për akuzat nga deputeti Bekim Haxhiu, Ymeri rithekson qëndrimin se ato bëhen për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet e tjera politike. Ndërsa, shton se ideja për shkëmbimin e territoreve është krejtësisht i pamundur, sepse Kosova ka humbur shumë territore. /Telegrafi/



Shto koment