Wiliam Walker: Jam këtu si verifikues
22.01.2012 (komentet: 0)
“Jam këtu, ashtu sikur para 12 vjetësh, për të parë vetë dhe verifikuar se çka po ndodh me ketë protestë sot. Nuk isha këtu javën e kaluar, për te cilën kam dëgjuar versione te ndryshme, një rrëfim nga Qeveria e një tjetër nga organizatoret e protestës, prandaj erdha për te pare vete se a është një proteste paqësore dhe reagimin e policisë. Jam si verifikues, ashtu sikur isha para 12 vjetësh, me pëlqen ta quaj edhe sot veten kështu. Unë thjeshte dua ta di për veten time se çka është duke ndodhur. Deri me tash nuk kam pare dhune, natyrisht po shoh shume njerëz, te cilët besoj se kane te drejtën legjitime për te protestuar, gjithashtu police që kane te drejtën e tyre për t’i kontrolluar këto rruge. Unë sinqerisht besoj në të drejtën qytetare për të protestuar.



Shto koment