VV: Zgjedhje të parakohshme e demonstrata antiqeveritare

16.02.2012 (komentet: 0)

Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë paralajmëruar të martën demonstrata masive, gjithëpopullore kundër Qeverisë, me qëllim që të ndalohet shitja e PTK-së, KEK-ut, “Trepçës”, si dhe “dhënia” e veriut. Anëtari i Kryesisë së Kuvendit dhe njëherësh deputet nga radhët e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se populli i Kosovës duhet t’i japë fund Qeverisë përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat, sipas tij, duhet të paraprihen me demonstrata.

Konjufca ka bërë të ditur se kjo lëvizje është duke mbajtur tubime çdo javë nëpër fshatrat e Kosovës, duke i informuar qytetarët se çfarë kursi politik degradues ka Kosova dhe pritet që demonstratat t’i organizojë me përkrahjen e qytetarëve dhe të atyre subjekteve që dëshirojnë të bashkëpunojnë me ta.

Sipas Konjufcës, Qeveria deri tash në mënyrë kategorike e ka kundërshtuar mundësinë që Rezoluta 1244 të figurojë si fusnotë në mënyrën se si do të përfaqësohet Kosova në nismat rajonale, ndërkaq tash është e gatshme ta pranojë një gjë të tillë.

“Nëse ndodhë kjo, atëherë Qeveria duhet të japë dorëheqje, sepse së pari po heq dorë nga Pavarësia. Dhe së dyti, sepse e ka gënjyer popullin e Kosovës dhe opinionin e gjerë publik”, ka thënë Konjufca, duke vlerësuar se vizita e djeshme në Prishtinë e ndërmjetësuesit të negociatave mes Kosovës e Serbisë, Robert Cooper, do të sjellë kompromisin e tetë të Qeverisë së Kosovës, duke u bërë hera e tetë që Kosova lëshon pe karshi Serbisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment