VV - Kamishit: Je profesor analfabet

08.02.2012 (komentet: 0)

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur Bekim Haxhiun e PDK-së, si "profesor analfabet" duke shtuar se mund të paraqes çfarëdo por që të gjitha sipas kësaj lëvizjeje janë shpifje.

 

“Këto shpifje na bëjnë më të fortë. Kur kjo Qeveri nuk ka argumente për ato se çka pyesim ne, siç është takimi i Thaçit me Tadiqin, atëherë ata shpifin. Kështu tentohet të zhvendoset vëmendja nga problemet reale që i ka Kosova dhe të krijohet mjegull tek qytetarët”, ka thënë Shpend Ahmeti, njofton KTV.

Ai ka shtuar se kjo është përgjigje nga agjent të grupit parlamentar të PDK-së, për ata që mendojnë ndryshe, para kompromiseve tjera të Qeverisë Thaçi me Serbinë. “Këto janë simptoma se ky shtet është i kapur nga mafia dhe agjentura ilegale”, ka theksuar Glauk Konjufca.

Kthehu mbrapa

Shto koment