VV: Kamishi do të paditet për shpifje

09.02.2012 (komentet: 0)

Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk është shqetësuar shumë nga publikimi i letrës që Bekim Haxhiu – deputet i PDK-së ia dërgoi Florin Krasniqit, kryetar në Komisionin për AKI-në. Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë për portalin Indeksonline se po shikohet mundësia e padisë për shpifje, pasi që Kamishi nuk ofroi asnjë fakt për Kurtin.



“Bekim Haxhiu nuk ofroi asnjë fakt. Ai premtoi që në konferencë për shtyp do t'i qesë faktet, fotografitë e incizimet që i përmendte, mirëpo nuk solli asgjë. Shpifjet gojore i bëri me shkrim. Disa shpifje i harroi e disa edhe i shtoi. Dy javë i frikësoi qytetarët e Kosovës, vendoste ultimatume shantazhuese, dhe, në fund, asgjë nuk solli.Ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë për një Komision Hetimor Parlamentar. Do të shikojmë edhe mundësitë për padi për shpifje, por Komisioni Hetimor Parlamentar është më i rëndësishmi. “, ka thënë Molliqaj.

Ai ka pohuar se Vetëvendosje do të inistojë që të hetohet deri në fund SHIK-u dhe të dihet se kujt i shërbeu.

Kthehu mbrapa

Shto koment