Vllasi: Bisedimet me Tadiqin, nëse nuk sillet si Milosheviqi
05.02.2012 (komentet: 0)
Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit serb, Boris Tadiq, i cili tha se është i gatshëm që të takohet me kryeministrin Thaçi, nëse ky takim do të ishte në funksion të zgjidhjes së problemit të Kosovës, Vllasi thotë se ka hapësirë për bisedime “nëse Tadiq nuk do të sillet si Milosheviqi i cili dëshironte të takohej me liderët kosovarë për të zgjidhur problemet në Kosovë”.
Tadiq do të mund të takohej me presidenten Atifete Jahjagën, apo me Thaçin, dhe të bisedojnë për katër pikat e Tadiqit, apo ndonjë plan tjetër me kushtin se bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve. Kosova është shtet sovran. Askush nga Kosova nuk ka pretendime që të zgjidh problemet në Luginën e Preshevës, kështu edhe Serbia do të duhej të përqendrohej, ka thënë, siç e cilëson Blic Azem Vllasin , këshilltari i kryeministrit të Kosovës.
Ai ka shtuar se nuk e di se a janë vënë kontakte ndërmjet kabinetit të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë



Shto koment