Uganda njohu pavarësinë e Kosovës

17.02.2012 (komentet: 1)

Në një konferencë shtypi, sot zëvendëskryeministri i Kosovës Begjet Pacolli njoftoi se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Prishtinë, 17 shkurt –  Uganda, shtet afrikan me më shumë se 30 milionë banorë, është shteti 88 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje u bë publike në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, njofton KTV.

Pacolli në këtë konferencë ka prezantuar edhe notën verbale me të cilën konfirmohet se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.   

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Faton Rrustemi | 17.02.2012

Në datë të qëlluar, njohje e qëlluar... URIME