Thyhet zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

10.02.2012 (komentet: 0)

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në Zyrën e Lëvizjes lëVIZJES vetëvendosje në Gjilan, që ndodhet në rrugën “Adem Jashari”, u plaçkitën nga persona të paidentifikuar shumë pajisje elektronike si: kamera, video-projektorë, aparate fotografike, një laptop, kanë bërë të ditur drejtues të kësaj Lëvizjeje.



Avni Rudaku , nënkryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, ka bërë me dije se keqbërësit kishin thyer derën e hyrjes dhe vitrinën e disa dokumenteve, ndërsa policia është njoftuar menjëherë pas hapjes së zyrës nga aktivistët e qendrës.

“Ne dënojmë ashpër këtë vepër kriminale dhe kërkojmë nga organet e rendit e të sigurisë, që urgjentisht të gjendet kryesi apo kryesit e veprës dhe të marrin dënimin e përcaktuar me ligj’, ka thënë Rudaku. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment