Themelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës

28.01.2012 (komentet: 0)

Qeveria e Kosovës themeloi sot Këshillin Kombëtar të Shkencës, si dhe Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit të UÇK-së, Veteranit dhe pjesëtarit të UÇK-së, si dhe të Internuarit të UÇK-së.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës.


Ai do të përbëhet nga pesëmbëdhjete anëtarë, në këtë përbërje: Fetah Podvorica, Emine Bakalli, Zymer Neziri, Naser Sahiti, Shyqeri Nimani, Isa Haxhiu, Nexhmi Rexha, Alush Musa, Eda Vula, Radivoje Mancic, Bajram Berisha, Zejnullah Gruda, Jusuf Krasniqi, Dukagjin Popovci dhe Sefrik Dogmak.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar po ashtu vendimin për themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit të UÇK-së, Veteranit dhe pjesëtarit të UÇK-së dhe të Internuarit të UÇK-së.

Komisioni përbëhet nga këta përfaqësues: Azem Syla–Ish-Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së- Kryesues; Faik Fazliu ZVL të UÇK, Zyra e Kryeministrit; Fadil Rracaj– Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale;
Jahir Demaku– Ministria e FSK; Sami Lushtaku – ish-Zona Operative e Drenicës e UÇK-së; Sadik Halitjaha – ish-Zona Operative e Pashtrikut e UÇK-së; Shkumbin Demaliaj – ish-Zona Operative e Dukagjinit e UÇK-së; Rrahman Rama – ish-Zona Operative e Shalës e UÇK-së; Qelë Gashi – ish-Zona Operative e Llapit e UÇK-së; Shukri Buja – ish-Zona Operative e Nerodimes e UÇK-së; Ahmet Isufi – ish-Zona Operative e Karadakut e UÇK-së; Avdi Raci – ih-SHP i TMK-së; Muharrem Xhemajli – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së; Xhavit Jashari- Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së; Fadil Shurdhaj- Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Rrustem Berisha– ish-Ministria e Mbrojtjes

Kthehu mbrapa

Shto koment