Thaçi “hipnotizoi” LDK e AAK
02.02.2012 (komentet: 0)
Sipas analistëve, LDK-ja dhe AAK-ja muajt e fundit nuk janë vërejtur se janë gjallë, ndërkaq, pjesëmarrja në një drekë pune me kryeministrin dhe më pas mbështetja e Rezolutës me të cilën institucionet e vendit zotohen se do t’i përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga Pako e Ahtisaarit, i ka bërë ato edhe më “qeveritare”.
Kjo situatë, sipas tyre, u ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë udhëheqësve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët momentalisht kanë mbetur pothuajse të vetmit opozitarë te të cilët qeverisë i ka hasur “sharra në gozhdë”.
Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kryeministri Thaçi i ka futur në “gjumë të thellë” LDK-në dhe AAK-në, ndërkaq “Vetëvendosja” ka mbetur e vetme në betejën me qeverinë.../Zeri/



Shto koment