Strukturat paralele merren edhe me borën

15.02.2012 (komentet: 0)

Shteti serb nuk ndalë ndërhyrjen dhe provokimet në Kosovë. Ajo ka funksionalizuar kompaninë e paraluftës “Magjistralja” në Gjilan, për të bërë pastrimin e rrugëve nga bora, në vendbanimet serbe që tani shkojnë me Komunën e Novobërdës.

Dy borëpastruese me targa BG qe disa ditë po operojnë për pastrimin e rrugëve në fshatrat Stanishor e Strazhë. Përfaqësuesit e strukturave paralele në Novobërdë nuk janë mjaftuar me këtë, por kanë shkuar edhe tek kryetari i komunës, Bajrush Ymeri.

“Po, është e vërtetë se ish kompania ‘Magjistralja’ është riaktivizuar nga strukturat paralele dhe me ndihmën e shtetit serb ka filluar pastrimin e rrugëve magjistrale në fshatin Strazhë. Ata madje kanë ardhur tek zyra ime dhe më kanë thënë që t’i lejoj që ta bëjnë edhe pastrimin e rrugëve tjera, por nuk i kam lejuar. Kjo është shqetësuese dhe unë sot kam qenë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe e kam informuar kabinetin e ministrit për këtë çështje. Gjatë bisedës është kuptuar se këtë rrugë magjistrale nuk e ka të kontraktuar asnjë kompani vendore”, tha Ymeri për “KosovaTimes”.

Kthehu mbrapa

Shto koment