Sot nis nga puna Këshilli Kombëtar Kundërkorrupsion

15.02.2012 (komentet: 0)

Në organizim të presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot do të mbahet takimi përurues i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, thuhet në njoftimin e sotëm për këtë takim, por nuk jepen detaje të tjera rreth përmbajtjes së takimit as për pjesëmarrësit.



Formimin e këtij këshilli presidentja Jahjaga e paralajmëroi për herë të parë gjatë vizitës në Uashington në dhjetor të vitit të kaluar, në takimin me kryeprokurorin e SHBA së, Erik Holder Jr.

Ky i fundit pat thënë se SHBA ja është e gatshme t'i japë Kosovës ndihmë konkrete, me të gjitha kapacitetet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidentja Jahjaga pat thënë se është e gatshme që të fillojë reformat në sistemin e drejtësisë, të paraqesë ligje në Kuvend dhe të marrë vendime ekzekutive për të eliminuar një herë e përgjithmonë korrupsionin dhe krimin e organizuar që po rrezikon të mbajë peng proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit dhe që të ndërtojë një mbështetje publike në këtë luftë. 

"Qëllim imi është ndërtimi i një shoqërie të bazuar në ligj dhe në rend dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar përpara se ai të shtrihet në strukturat udhëheqëse dhe të fuqizohet", kishte thënë Jahjaga në Uashington. 

Kthehu mbrapa

Shto koment