Skandal: Në Tiranë dy rrugë me emrin Ibrahim Rugova

18.02.2012 (komentet: 0)

Në një prononcim për “Top Channel”, vetë kreu i njësisë bashkiake, Erion Koka, konfirmon faktin se aktualisht në Tiranë janë dy rrugë që mbajnë emrin e Rugovës. “

 

Partia e re në pushtetin e Tiranës, PD-ja bëri ceremoni dje për ta emëruar një rrugë të kryeqytetin me emrin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Por, rezulton se një rrugë e tillë ekzisonte në Tiranë, e ishte marrë kur bashkinë e drejtonte Edi Rama. Rruga e re gjendet në qendër dhe i është ndërruar nga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në “Ibrahim Rugvova”, kurse ajo më herët gjendet në njësinë numër 7.

 
Në një prononcim për “Top Channel”, vetë kreu i njësisë bashkiake, Erion Koka, konfirmon faktin se aktualisht në Tiranë janë dy rrugë që mbajnë emrin e Rugovës. “Kam marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku edhe është diskutuar një gjë e tillë. Unë kam tentuar disa herë që të marr fjalën, ndërsa kryetari i Këshillit nuk më ka lejuar që të flas në mbledhje. Në qoftë se do t’i vendosësh një rruge një emër, më parë duhet të kontrollosh nëse ekziston një emër i tillë, mos të ketë përplasje të tilla, sepse nuk jemi seriozë.

Nëse do t’i vendosësh kësaj rruge emrin, atëherë shiko dhe duhet t’ia heqësh emrin rrugës tjetër”, thekson Koka, duke e quajtur këtë vendim të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit si të nxituar, që do të japë efektet e tij edhe në çorientimin e qytetarëve për sa u përket rrugëve në Tiranë. /tch/

Kthehu mbrapa

Shto koment