SINDIKATA E SPITALIT TË GJILANIT GJEN SHKELJE LIGJORE BRENDA KËTIJ SPITALI

07.02.2012 (komentet: 0)

Kurteshi: Drejtorët vetemërohen edhe si shefa repartesh. Kryetari i sindikatës së Spitalit të Gjilanit, Selami Kurteshi, akuzon drejtuesit e spitalit, Hajdari dhe Hasani, për shkelje ligjore, më saktë konflikt interesi, kurse 2 mjekët thonë se në vendin e dytë të punës punojnë vullnetarisht

GJILAN, 6 SHKURT- Sindikata e Spitalit Rajonal të Gjilanit gjen shkelje ligjore brenda këtij spitali. “Dy drejtorët e SRGJ-së, drejtori i përgjithshëm dhe ai klinik janë emëruar shefa të reparteve kryesore në këtë spital. Drejtori i SRGJ-së, Xhavit Hajdari, është emëruar shef i Repartit të Endokrinës, derisa ushtron postin e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni. Në po të njëjtën situatë është edhe drejtori klinik i spitalit Zjadin Hasani, i cili njëherësh është edhe shef i Pediatrisë.

Ushtrimi i detyrës së dytë zyrtare bie ndesh më ligjin ngase kemi të bëjmë me konflikt interesi”, thotë kryetari i Sindikatës së Spitalit Rajonal të Gjilanit, Selami Kurteshi. Më pas ai thotë: ‘’Ende pa përfunduar në tërësi renovimi i sallës së Endokrinës, në mbledhjen e fundit të Këshillit drejtues të SRGJ-së, Xhavit Hajdari ka emëruar veten shef të repartit në fjalë’’.  Nga ana tjetër Hajdari, duke i mohuar akuzat e këtijtë fundit thotë se ushtrimi i këtyre detyrave aspak nuk ka të bëjë meshkelje ligjore, ngase spitali tash e sa kohë nuk po gjen staf të mjaftueshëm të mjekëve të kësaj fushe. “Nuk është e vërtetë se kashkelje ligjore. Këtë detyrë po e bëjmë nga vullneti i mirë, ngase nuk ka staf të mjaftueshëm të fushave përkatëse. Ne vetëm se po i shtojmë përgjegjësi vetes, sepse nuk marrim asnjë benefit nga detyra e dytë’’,thotë Hajdari.

Njësoj arsyetohetedhe drejtori klinik, Zjadin Hasani. Por në fakt, në listën e punonjësve të këtij spitali janë 3 endokrinologë dhe 4 pediatër të specializuar.Florim Selishta, jurist, thotë se ushtrimi i dy posteve zyrtare njëherësh është konflikt interesi dhe se drejtori Hajdari me këtë rast po bën shkelje ligjore. Ai kërkon nga organet përkatëse të marrin masa ndaj rastit në fjalë .”Ushtrimi i dy posteve zyrtare njëherësh sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës është shkelje ligjore, andaj rasti në fjalë  mund të konsiderohetsi konflikt Interesi’’.

 Marrja e një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me akuzat në adresë të drejtorit të SRGJ-së , Faik Hoti, zëdhënës i kësaj ministrie, nuk kadhënë asnjë përgjigje.  Ndërkohë kryetari i sindikatës së SRGJ-së Selami Kurteshi, thotë se drejtori Hajdari po keqpërdor detyrën zyrtare, duke mos publikuar as të dhëna lidhur me kompaninë që ka fituar tenderin për renovimin e sallës së Endokrinës. ’’Tashmë janë në përfundim e sipër punët për renovimine Endokrinës, unë dhe asnjëri nga Këshilli drejtues i këtij spitali nuk jemi në dijeni se a është shpallur tender publik, apo është fituar donacion për realizimin e projektit në fjalë’’, thekson Kurteshi.  E drejtori Hajdari thotë se renovimi i këtij reparti është bërë nga firma ‘’Agrohermes’’, e cila njëherësh ka dhuruar dyert dhe dritaret,  ndërsa këtë donacion do ta bëjë publik atëherë kur do të kryhet renovimi.

Edhezyrtarë të Komunës së Gjilanit shumë herë kanë hedhur kritika për mostransparencë nga ky i fundit. Kreu i Komunës, Qemajl Mustafa, e quan pasha të spitalit duke thënë se drejtori Hajdari askujt nuk i jep llogari, e shfrytëzon hapësirën e spitalit, duke ndërtuar objekte të reja pa marrë pëlqimin e qytetarëve e aqmë pak të Komunës.  Ndërsa Hajdari i është përgjigjur Mustafës se nuk është i obliguar  t’i japë llogari komunës, sepse punon nën direktiva të Ministrisë së Shëndetësisë,ndërsa mohon të ketë punuar në hapësirat e spitalit pa pëlqim të Komunës

Kthehu mbrapa

Shto koment