Shqiptarët e Luginës së Preshevës shprehin hallet e tyre
03.02.2012 (komentet: 0)
Zv. kryeministrja Edita Tahiri shprehur shqetësimin e saj për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke premtuar angazhimin maksimal të Qeverisë së Kosovës në mbështetje të drejtave etnike të shqiptarëve si dhe për ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor në trojet e tyre etnike.
Këto deklarata ajo i bëri pas takimit me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.
‘Të drejtat e komuniteteve janë të garantuara me standarde ndërkombëtare, andaj Serbia duhet të respektoj këto obligime ndërkombëtare karshi shqiptarëve të luginës së Preshevës, dhe t’u sigurojë mirëqenie e perspektive demokratike”, tha ajo, duke ju premtuar se do të angazhohet edhe për heqjen e tarifave të sigurimit të automjeteve që po e vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Ndërsa, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, e njoftuar Tahirin për zhvillimet më të reja në fushën e realizimit të të drejtave legjitime të komunitetit shqiptarë atje, duke potencuar në veçanti në sfidat dhe vështirësitë në planin politik, ekonomik dhe arsimor.
Ata, vunë në dukje dukurinë e largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendet e tyre nga mungesa e perspektivave të qarta për shqiptarët.
Tahiri duke folur për procesin e dialogut teknik në Bruksel, tha se dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë, dhe marrëveshjet e arritura deri tash janë me efekte pozitive edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse, siç theksoi ajo sigurojnë lëvizjen reciproke dhe të njerëzve dhe mallrave.


Shto koment