SHIK-u, mes patriotizmit dhe kriminalitetit

09.02.2012 (komentet: 0)

Njerëzit që e kanë themeluar SHIK-un dhe kanë punuar në të, insistojnë se puna e kësaj organizate ka qenë në të mirë të Kosovës. Disa të tjerë po e akuzojnë se është organizatë kriminale. Si organizatë kriminale po vazhdon ta hetojë edhe Prokuroria. Tre njerëz që pretendojnë se kanë qenë agjentë kanë pranuar se kanë kryer veprime kriminale. Cila është e vërteta për SHIK-un? Ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka folur nja dy herë për të. Përveç një interviste dy vjet më parë, ai është detyruar të japë sqarime edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Aty i ka mohuar të gjitha veprimet e paligjshme që i janë vënë në barrë deri më tash, por nuk e ka mohuar se njerëzit, siç ka thënë ai, kanë mundur të bënin krime në emër të SHIK-ut.

 

 

PRISHTINË, 8 SHKURT - Ata që e themeluan dhe punuan në të e konsiderojnë organizatë patriotike. Tëtjerët, si puna e Isa Mustafës, Florin Krasniqit e Gani Gecit, si organizatë kriminale. Ngjashëm si Mustafa, Krasniqi e Geci e sheh edhe Prokuroria, e cila po e heton nën dyshimin se Shërbimi Informativ i Kosovës është përfshirë në veprime kriminale, përfshirë edhe vrasjet. Kjo organizatë inteligjente e afërt me Partinë Demokratike të kryeministrit, Hashim Thaçi, është themeluar gjatë viteve ’90, me krijimin e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës, dhe ka vepruar në kuadërtë Shtabit të Përgjithshëm. Është “legjitimuar” nga Qeveria e Përkohshme në vitin 1999, dhe shefi kësaj organizate ka qenë Kadri Veseli. Më 15 qershor të vitit 2008,nëpërmjet një adresimi në RTK, Veseli e pati deklaruar të “mbyllur misionin”, duke ftuar qytetarët e Kosovës që ta përkrahin Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Rrallë herë zyrtarë të SHIK-ut kanë folur për veprimtarinë e organizatës që kanë drejtuar. Por a e kanë thënë të vërtetën?

Kadri Veseli ka folur nja dy herë për të. Përveç një interviste dy vjetmë parë, ai është detyruar të japë sqarime edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Aty i ka mohuar të gjitha veprimet e paligjshme që i janë vënë në barrë deri tash, por nuk e ka mohuar se njerëz, siç kathënë ai, kanë mundur të bënin krime në emër të SHIK-ut. Ai është marrë në pyetje nga prokurori Maorizio Salustro në qershor të vitit të kaluar në cilësinë e dëshmitarit.Prokurori i kishte bërë shumë pyetje inkriminuese Veselit, por nuk kishte arritur të merrte ndonjë konfirmim nga ai. Madje, prokurori Salustro i kishte thënë se shumë persona të LDK-së kanë vdekur dhe,sipas tij, ata mund të janë vrarë nga njerëz të PDK-së, të cilët e kanë shfrytëzuar SHIK-un. “Nuk dua t’ia vë fajin askujt. Unë nuk e di nëse dikush nga PDK-ja ka vrarë dikë, por kurrë nuk ka ndodhur që SHIK-u të jetë përdorur pë ratë qëllim. Kjo s’ka lidhje me SHIKun. Ky rast është parë si mundësi qe 12 vjet dhe njerëzit akuzojnë njëri tjetrin. Unë nuk ndihem mirë, dhefamilja ime nuk ndihet mirë. Tani kemi këtë situatë”, ka thënë Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar nga prokurori që dyshimeve t’u shkontederi në fund. Ai kishte folur përmbledhjen e informacioneve dhe shkëmbimin e tyre me “partnerët”. Kishte mohuar se ky shërbim ka arkivuar dokumente. Shumica e informacioneve, sipas tij, nuk janë ruajtur, sepse, siç ka thënë, ka qenë e panevojshme. Ndonëse e ka quajtur si organizatë legale SHIK-un, Kadri Veseli kishte thënë se pas shpërbërjes së Qeverisësë Përkohshme, Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara ishte pengesë për funksionimin e tij, sepse ka ndaluar veprimtarinë e çfarëdo shërbimi inteligjent vendës.

“Gjatë gjithë kohës ne u përpoqëm të gjenim një marrëveshje, pasi që nuk donim sfida, sepse ishim të vetëdijshëm se si ishte situata. Kishte disa probleme juridike për shkak të Rezolutës 1244. Kjo shihej si pengesa kryesore për të legjitimuar Shërbimin e Inteligjencës”, kishte thënë ai, duke konfirmuar në këtë mënyrë funksionimin e SHIK-ut pa bazë ligjore. Ai kishte folur edhe për strukturëne SHIK-ut, por pa shkuar më larg sesa struktura organizative në nivel të drejtorive. Më shumë se kaq nuk kishte folur. Veseli kishte folur edhepër pagat e agjentëve, të cilat, sipas tij, nuk kalonin 350 euro në muaj.Për prejardhjen e këtyre parave nuk kishte folur. 

“SHIK-u, nëntokë e PDK-së” 

Dikush beson se pagat e tyre, sikurse edhe financat e Partisë Demokratike të Kosovës, janë nxjerrë nga haraçi, që u është vënë për shumë vjet bizneseve në Kosovë. Një analizë që pati bërë në vitin 2010 David Philips, nga Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme amerikane, konstatonte se SHIK-u është “gjallë” e fiton 200 milionë dollarë në vit. “SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe brenda vitit merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit. Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe, si dhe rrjete të tjera kriminale transnacionale”, konstatohej në atë raport. “Kosova nukka një ligj antimafia ose një ligj që rregullon konfiskimin e aseteve kriminale, si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Këto dispozita aktualishtjanë joekzistente”. 

Këto vlerësime të raportit ishin hedhur poshtë nga PDK-ja dhe nga ish-zyrtarët e SHIK-ut. Deputeti Latif Gashi, që dikur ishte drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Informativtë Kosovës, kishte mohuar pohimet se shërbimin, në të cilin kishte punuar për gati një dekadë, e nxirrnin si organizatë kriminale që zhvat miliona euro nga buxheti i Kosovësdhe nga bizneset vendëse. Gashi nënjë intervistë për “Kohën Ditore” pati thënë se ajo që është thënë në ato raporte si ai i David Philipsit dhe të agjencisë amerikane të lajmeve “Global Post” janë gënjeshtra. Ish drejtori i SHIK-ut pati thënë se sa ipërket kohës kur është përmendur në raportin e Philipsit, ai ka qenë nëBurgun e Dubravës, teksa, sipas tij, familja i është përballur me mbijetesë. Informatorin e Philipsit ai thotë se e njeh mirë se kush është. “David Philipsi e përmend një informator, të cilin besoj se ju e njihni. Ai informator harron se unë kam qenë në burg dhe për kohën kur kam qenë në qeli të Burgut në Dubravë, ku ndoshta jam përballë me ekzistencë të familjes sime, ai me nxjerr mua si pjesëmarrës në përfitimin e 500 milionë eurove. Kjoështë akuzë e ngritur në ajër”, pati thënë ai. 

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së,Gani Geci, i sheh me sy krejt tjetër SHIK-un dhe njerëzit e këtij shërbimi. Asnjë veprim më shumë sesa kriminal nuk ka bërë SHIK-u, sipas tij. Madje, këtë organizatë e  krahasonte me sigurimin sekret jugosllav UDB. “Unë do ta bëja këtu një ndryshim të vogël mes SHIK-ut dhe UDB-së. Për mua personalisht ndryshimi mes UDB-së dhe SHIK-ut ka qenë vetëm gjuha. Udbashët kur na marrshin në pyetje flitshin e na shanin serbisht, ndërsa SHIK-u kur i ka marrë në pyetje disa zyrtarë që kanë qenë në LDK, ju kanë fol shqip dhe i kanë sha shqip”, ka thënë Geci për“Kohën Ditore”. Ai pati thënë se SHIK-u qëndron prapa shumë krimeve në Kosovë, përfshirë edhe pas atentatit kundër tij, kur ishin vrarë gazetari Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. 

Që prej zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, kryetari i Prishtinës, që është edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë akuza të shumta në adresë të SHIK-ut. Këtë organizatë nuk ka hezituar ta quajë kriminale dhe shantazhuese. Vitin e kaluar patia kuzuar edhe Policinë e Kosovës, që nëpërmjet njerëzve të SHIK-ut është duke bërë shantazhe politike dhe duke dërguar në vazhdimësi forca policore kinse për hetime brenda Komunës së Prishtinës. Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, ndërkaq e ka quajtur vazhdimisht një bandë kriminaletë Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit. 

Tre agjentët e SHIK-ut 

Por në gjithë këtë debat janë tre njerëz, dy të gjallë e një i vdekur, që e kanë pranuar se kanë punuar për SHIK-un. Nazim Bllaca e Agim Zogaj kanë thënë që kanë kryere dhe veprime të paligjshme, derisa Naim Miftari, i cili po ashtu pretendon se ka qenë në SHIK, ka denoncuar shumë veprime të SHIK-ut. Bazuar në këto pohime edhe po hetohet veprimtaria e SHIK-ut nga prokurorë të EULEX-it që prej dy vjetësh. Tashmë një person është dënuar më 18 vjet burgim për një vrasje dhe 6 të tjerë po gjykohen për krime që supozohet se i kanë kryer për llogari të SHIK-ut.

Misioni “kombëtar i SHIK-ut” nuk ka qenë pengesë për nisjen e hetimeve nga prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it, të cilët dyshojnë se kjo organizatë është përfshirë edhe në krim të organizuar. Pas Nazim Bllacës, dëshmitari Agim Zogaj, i cili u vetëvra në shtator të vitit të kaluar në Gjermani, e ka pranuar para prokurorit Maorizio Salustro se ka punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës. Dëshmitari ka thënë se gjatë kohës sa kishte qenë në SHIK, kishte marrë edhe pagë prej 350 eurosh. Ai kishtethënë se kishte mision ta mbyste me veturë në Ferizaj një person të quajtur Emin.

Urdhri tjetër që kishtemarrë, sipas dëshmitarit, kishte qenë për vrasjen e anëtarit të Kryesisë së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi. Arsyeja pse duhej ta bënte këtë, sipas tij, kishte qenë se në atë kohë “ai ishte spiun që po fliste kundër Fatmir Limës”. Plani, sipastij, ishte të vritej në hyrje të Stadiumit të Prishtinës gjatë një manifestimi të LDK-së. Arma që do të përdorej ishte me shurdhues. “Fetahu hyri nëpërmjet portës ku po qëndroja unë. Të tjerët që ishin nëpër portat e tjera filluan të më jepnin shenja që të më tregonin se ai djalë ishte i yni. Por unë u bëra sikur nuk e njoha dhe nuk shtiva. Fetahu i vërejti të tjerët duke bërë me shenjë, sepse i njihte ata. E kuptoi dhe i kunga aty”, ka thënë Agim Zogaj. Ai ka thënë se diku 10 apo 15 ditë më vonë ai ishte sulmuar me armë zjarri në fshatin Arllat nga një veturë në ëvizje. 

Naim Miftari, një tjetër ish-pjesë-tar i UÇK-së, ka folur javën e kaluar në një intervistë për “Kohën Ditore” për veprimtarinë e tij. Ai pretendon se ka qenë hetues në SHIK dhe se i ka raportuar rregullisht Kadri Veselit, nga i cili bile kishte marrë edhe detyra konkrete. Miftari ka thënë se gjatë punës së tij e kishte parë kodin e Nazim Bllacës. Pos kësaj ai ka thënë se është përcjellë për shumë kohë nga Driton Hajdari, i akuzuar nga Bllaca. Ai ka thënë se e ka marrë në pyetje Ibush Kllokoqin pak ditë para se ai të vritej. Arsyeja pse është vrarë, sipas Miftarit,është se Kllokoqi ka pasur shumë informata për njerëz, të cilët sot janë të afërt me pushtetin. Ai ka hedhur dyshime se dikush nga SHIK-u qëndron edhe pas vrasjes së Xhemajt Mustafës. 

Pretendimet e këtyre tre njerëzve janë mohuar vazhdimisht nga eprorët e SHIK-ut. Ata kanë thënë kategorikisht se kurrë në SHIK nuk kanë shërbyer. Prokurorët SHIK-un e shohin si organizatë kriminale Prokurorët, ndërkaq, SHIK-un po e konsiderojnë organizatë kriminale që financohej nga pastrimi i parave, trafikimi me drogë e armë. Këtë bindje e kanë demonstruar gjatë intervistimit të dëshmitarëve e të dyshuarve për përfshirje në veprime të paligjshme. Përveç kësaj, prokurori special Erwin Petilos beson se ky shërbim sekret që ka vepruar në Kosovë për një dekadë është përfshirë edhe në vrasjen e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

“A keni njohuri që SHIK-u ishte financuar me pastrim parash dhe drogë e armë”, e kishte pyetur kyprokuror i sh-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, gjatë marrjes në pyetje disa muaj më parë në cilësinë e të dyshuarit për krim të organizuar. Deputeti Syla i ishte përgjigjur me mohim, derisa prokurori ndërkombëtar e kishte pyetur sërish atë se “aka qenë SHIK-u ndërmarrje kriminale për të pastruar para nga aktivitetet e krimit të organizuar”? Deputeti i Kuvendit të Kosovës është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës pas akuzave që kishte hedhur kundër tij Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut dhe se ka kryer krime me urdhër të AzemSylës. Ai i ka mohuar të gjitha këto akuza.Bile, Syla ka shkruar edhe një shkrim autorial të martën me titull: “Nuk është mirë të thuhet se ‘Azem Syla ishte agjent i SHIK-ut!’” “Nuk është mirë të thuhet në medie se ‘Azem Syla ishte agjent i SHIK-ut’, sepse të rinjtë do të mendojnë se është e vërtetë, pasi shkojnë me mendimin se të mëdhenjtë i dinë më mirë këto probleme e i njohin më mirë ato kohë”, ka thënë ai. “Duke bërë këtë më keni detyruar t’u them edhe një herë të gjithë shqiptarëve, se unë, Azem Syla, kam qenë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovës, e Shërbimi Informativ iUÇK-së ka pasur për mision ta ndihmojë luftën sikurse gjithë sektorët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm. Kurka dalë ky model, një shërbim informativ ta rekrutojë komandantin e përgjithshëm të një ushtrie?”

 Ish-shefi i SHIK-ut ishte pyetur nga Salustro se a i ka raportuar edhe Azem Sylës përveç kryeministrit Thaçi. Këtë e ka mohuar kategorikisht. Madje e ka mohuar edhe përfshirjen e tij në SHIK, sikurse të Nazim Bllacës, Shpresim Ukës, Driton Hajdarit, Faruk Gashit, Sadik Abazit, Shaban Sylës. “Jo kurrë. Ne kemi pasur përgjegjësi vertikale e jo horizontale. I kemi raportuar vetëm kryeministrit. Informacioni i mbledhur shkonte tek kryeministri. Puna ime mbaronte me dhënien e informacionit kryeministrit të Qeverisë”, kashtuar Veseli. “Azem Syla kurrë s’ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe ata personat e tjerë që i përmendët kurrës’kanë qenë në SHIK. Ne po flasim për dy periudha krejt të ndryshme, sepse tani është bërë njëfarë taktike,se nëse dikush  dëshiron ta bindë tjetrin për diçka, ata mundohen të përdorin dhe manipulojnë me SHIK-un”, ka thënë Veseli.

Kthehu mbrapa

Shto koment