SHBA bind kosovarët për fusnotën
19.02.2012 (komentet: 1)
William Burns ka realizuar misionin e marrë nga shefja e tij, Hillary Clinton, që të inkurajojë autoritetet në Kosovë dhe në Serbi për të qenë më fleksibile ndaj kompromiseve në çështjen e përfaqësimit të Kosovës në nisma rajonale, shkruan sot Koha Ditore.
Palëve, sipas një burimi të gazetës, ua ka vënë kornizat që duhet përmbajë fusnota, që do ta shoqërojë emrin Kosovo. Sqarimi “duhet të reflektojë dy realitete ekzistuese, atë të Kosovës së pavarur dhe Serbisë që nuk e njeh këtë realitet”. Nëse të dyja vendet do të reflektojnë, ua ka përmendur edhe përfitimet që mund t’i gëzojnë si kundërvlerë.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në këto dy vende është bërë në kohën kur Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur kompromisin në këtë temë, në dialogun teknik që prej afër një viti është duke u zhvilluar në Bruksel. Tejkalimi i ngërçit të dialogut do të provohet të martën, kur përfaqësuesit e ekipeve dialoguese do të kenë një takim. Do të flasin vetëm për përfaqësimin rajonal.
Burns nuk ka folur para medieve gjatë vizitës në Prishtinë. Por, bazuar në një komunikatë shtypi të Presidencës së Kosovës, të lëshuar pas takimit të tij me presidenten Atifete Jahjaga, diplomati amerikan ka dhënë garanci se vendi i tij nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë.


Shto koment
Koment nga Ismet Azizi | 19.02.2012
Vetëm një e vërtetë më bënë të lumtur. Serbia nuk ka arrite të ketë mardhënje të mira me SHBA përveq “kaftjalli i lutjes së mëngjesit”, përndryshe mos vet.