Selimi: S’frikësohemi nga SHIK-

03.02.2012 (komentet: 0)

DEPUTETI I “VETËVENDOSJES”, REXHEP SELIMI, MBRON KURTIN NGA “SHIK-U DHE QEVERIA. Rexhep Selimi ka kërkuar nga drejtuesit e PDK-së që t’i ndalin shantazhet nëpërmjet SHIK-ut, në të kundërtën ka thënë se edhe ai ka një grusht kartash, të cilat nëse hapen një ditë do ta zbardhin “patriotizmin” e vërtetë të secilit që thirret në emër të UÇK-së. Por, PDK-ja s’e ka ndërmend të tërhiqet nga “ultimatumi” që i ka dhënë Kurtit, për t’i bërë publike lidhjet me serbë

PRISHTINË, 2 SHKURT

Rexhep Selimi ka vendosur t’i dalë zot shefit të tij,Albin Kurti, një javë para se këtij të fundit t’i skadojë afati, të cilin ia ka dhënë ish-pjesëtari i SHIK-ut, tash deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, përt’i bërë publike “lidhjet e dyshimta”me qarqe të caktuara serbe. Selimi ua ka bërë me dije strukturave drejtuese të PDK-së se edhe ai  ka një grusht kartash, të cilat nëse ihap një ditë, do ta zbardhin “patriotizmin” e vërtetë të secilit që thirretnë emër të UÇK-së.

 Para deputetëve të Kuvendit tëKosovës, ish- shefi i Shtabit të UÇK-së ka thënë se është i gatshëm të tregojë se kush e ka veshur e kush e ka zhveshur uniformën e UÇK-së, me qëllim që t’u japë fund dyshimeve qëkanë ngritur anëtarë të SHIK-ut, por edhe vetë kryeministri HashimThaçi, se Kurti ka refuzuar ta veshë një uniformë të tillë. “Ju keni ngritur dilemat se kush refuzoi e kush pranoi ta veshë uniformën e UÇK-së; se kush luftoi e kush iu dorëzua Serbisë; se kush luftoi e kush tradhtoi kur ishte koha. E nëse doni t’ua heqim dilemat, ua tregoj se kush e veshi e kush e zhveshi uniformën e UÇK-së, madje edhe kush e përleu atë. Mund t’ua tregoj një përnjë secilit prej jush që pretendoni se jeni tregtarë të historisë, që mund ta blini e ta shisni historinë e UÇK-së,atëherë kur ju duhet juve”, ka thënë Selimi.

Në këtë frymë, Selimi, që aktualisht është anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, u ka bërë thirrje drejtuesve të PDK-së që mos tashfrytëzojnë SHIK-un për të bërëshantazhe e presione mbi qytetarëdhe politikanë të caktuar, se edhe ashtu nuk ua ka frikën kush më. “Nëse mendoni se mund t’i bëni dikujt presione e shantazhe me afatizime e keni gabim. Nëse doni t’i frikësoni të tjerët me presione, prapë e keni gabim. S’ua ka frikën askush më”, është shprehur Selimi.

Llogaritje gabim, sipas tij, është edhe ndarja dhe këmbimi i mundshëm i posteve të larta shtetërore mes Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të SHIK-ut.“Nëse doni ta mbani pushtetin e ta ndërroni me njëri-tjetrin postin e kryeministrit prapë e keni gabim.Tashmë është bërë tepër vonë për ju”, ka deklaruar ky deputet i VV-së. Fundja, ai ka pyetur se kush ua jep të drejtën udhëheqësve të Qeverisë që të angazhojnë spiunë për të shantazhuar njerëz dhe për të çuar mjegull në opinion. “Kush jeni ju që i jepni vetes tëdrejtë të ngrehni teori konspiracionipër të hutuar opinionin në dëm tëvendit dhe të ardhmes së tij? Pse ekeni mashtruar opinionin se e kenishuar SHIK-un, e tash dilni me aktivitete subversive ndaj të tjerëve?”, ka pyetur Selimi.

 Me përfundimin e luftës ai ka thënë se është menduarse do të përfundonte edhe përfshirjae “spiunëve” në politikë, por  se, sipas tij, tash po shihet se kjo gjë nuk paska përfunduar. Pavarësisht nga kjo, ai është shprehur i prerë se VV-ja nuk i përgjigjetSHIK-ut në asnjë rrethanë. “Ne nuk i përgjigjemi SHIK-ut.Nuk ju përgjigjemi as juve. Ju duhet t’u përgjigjeni drejtësisë dhe qytetarëve”, ka thënë ai. Një javë me parë, po nga e njëjta foltore, deputeti i PDK-së, BekimHaxhiu, i njohur me nofkën“Kamishi”, e ka pyetur liderin e VVsë, Albin Kurti, për tri momente të së kaluarës së tij që ai pretendon se e shpërfaqin bashkëpunimin e këtij politikani me qarqe të dyshimta serbe, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. “Në vitin 2004, policia ju ka ndalur në Klinë dhe në bagazhin tuaj kishte dokumente dhe shishe tëverës, suxhuk dhe gjëra të tjera ushqimore. Dua që t’ua sqaroni qytetarëve të Kosovës qëllimin e këtij takimi: ishe për piknik me serbët apo ndonjëri nga bashkudhëtarët tuaj ishte bashkëpunëtor i BIA-s”, e kapyetur Haxhiu- Kurtin.

Më pas ia kapërmendur disa korrespodenca me një grua serbe gjatë qëndrimit në burg në Serbi e të cilat, sipas tij, kanë vazhduar edhe në liri. “Sqarojani qytetarëve raportet tuaja me këtë serbe”, ka ftuar “Kamishi”. Dhe, krejt në fund, ka kërkuar nga Kurti që të tregojë për takimet me gruan e një ministri të kohës së Slobodan Milosheviqit. “Më datën 28 shtator 2011, përmes autobusit të linjës Beograd – Prishtinë, ju keni marrë një korrespodencë me pako në zarf, si dhe këtë e kapranuar Dardan Molliqaj (sekretar organizativ i VV-së v.j) e dedikuar për ju në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, andaj do të ishte mirë që t’i sqaroni qëllimet dhe përmbajtjen e këtij zarfi që ta ka dërguar vajza e njëri prej ministrave të Milosheviqit”,ka kërkuar Haxhiu nga Kurti. Tënjëjtat pyetje ai i ka ripërsëritur gjatë fundjavës së kaluar, duke i dhënë një lloj ultimatumi Kurtit se nëse nuk jep përgjigje në to deri më 8 shkurt,atëherë ai do të tregojë se kush janë “miqtë misteriozë” të Kurtit.

Kurti aktualisht është në Gjermani,por edhe sa ka qenë në Kosovë nuk eka parë të udhës që të merret meHaxhiun. Ndërkohë, anëtarë të tjerëtë VV-së i kanë cilësuar pretendimete “Kamishit” si shpifje që s’meritojnë vëmendje. Por, pas deklarimit të Selimit,“Kamishi” ka marrë mbështetjen e hapur të PDK-së  për t’i shkuar deri në fund misionit që ka nisur. Shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci, ka thënë se janë të gatshëm për t’i publikuar dëshmitë që i kanë për Kurtin, nëse ai nuk përgjigjet brenda kohës. “Ne do të presim deri më 8 shkurt,nëse jo do t’i publikojmë dëshmitë.Selimi me këto deklarata po synon të bëjë shantazh ndaj PDK-së”, është shprehur Grabovci. Ai ka ironizuarduke thënë se  “tri pyetjet” i janë bërë Kurtit e jo Selimit.

 Polemizimi mes deputetëve tëPDK-së dhe atyre të VV-së ka rikthyer në temë debate shuarjen ose ekzistimin e SHIK-ut. Formalisht, kyshërbim është shpallur i shuar nga shefi i tij, Kadri Veseli, më 15 qershor2008, ditën kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Mirëpo, dy vite më vonë Komiteti kombëtar për politikë të jashtme amerikane pati nxjerrë një raport nëpërmjet të cilit e nxirrte SHIK-un si strukturë të inteligjencës nëntokësore të PDK-së, ecila brenda vitit merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, zhvatjes,reketit dhe shërbimeve të mbrojtjes.Vitin e kaluar edhe web-faqja autoritative e lajmeve nga Bostoni i SHBAsë, Global Post, në një shkrim të gjatë me titullin “Mafia e Kosovës – vrasjedhe frikësim”, duke u fokusuar nëaktivitetet e SHIK-ut, ka shkruar sekjo organizatë gjatë gjithë kohës kamarrë përkrahje të fortë nga Washingtoni.

Duke u mbështetur nëburimet e lidhura me SHIK-un, gazetari i Global Postit ka nxjerrë konstatimin se ky shërbim edhe psezyrtarisht është shpallur i shuar,vazhdon të mbetet aktiv duke e mbajtur status-quon nëpërmjet frikësimit dhe shantazhit. Së fundmi, ndonëse pa i specifikuar me emër, Komisionievropian ka konfirmuar ekzistimin estrukturave partiake të inteligjencës .Me synim të zbardhjes së të vërtetës rreth këtij shërbimi, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, qysh në prill të vitit të kaluar ka kërkuar mbështetjen e grupeve parlamentare për krijimin e një komisioni hetimor për hetimin e shërbimeve partiake, por pati dështuar.

Kthehu mbrapa

Shto koment