Selimi: Kurrë s’kam pas polici sekrete

04.02.2012 (komentet: 0)

Deputetët e dy subjekteve politike, PDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk ndalen se akuzuari njëra tjetrën.

 

Është, njëri prej ish-komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ka dal në mbrojtje të akuzave që i ka bërë në drejtim të tij, ish-komandanti tjetër i UÇK-së, Latif Gashi.

Gashi kishte akuzuar Selimin se ka pasur polici sekrete e cila nuk ka qenë në SHIK.

Por, Selimi ka mohuar kategorikisht pretendimet e Latif Gashit, i cili ka deklaruar se Selimi kishte pasur një polici sekrete, e cila ishte funksiononte jashtë kornizave të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). 

Mirëpo kjo është mohuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. 

“Jo more, as që bëhet fjalë për diçka të tillë”, - ka thënë Selimi për “Tribuna Shqiptare”. 

Ai nuk ka dashur të japë më shumë detaje për këtë çështje me arsyetimin se deklaratat e zyrtarëve të PDK-së janë vetëm spekulime.

Ndërsa, në një deklaratë me shkrim, ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, ka thënë se personi i shumëpërfolur Naim Miftari nuk ishte anëtari SHIK-ut, por ka qenë pjesëtar i ‘policisë sekrete’ të Rexhep Selimit. 

Selimi ka qenë ministër i Rendit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2001.

 (INFOSOT) 

Kthehu mbrapa

Shto koment