Qeveria kërkon “ekip uniteti” për veriun

10.02.2012 (komentet: 0)

Kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë filluar përpjekjet për krijimin e një trupi të llojit të ekipit të unitetit, për të adresuar çështjen e veriut të Kosovës.

 

Burime ndërkombëtare kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se synimi i shefit të ekzekutivit është që brenda këtij trupi t’i ketë medoemos dy partitë opozitare, LDK-në dhe AAK-në.

“Vetëvendosja” nuk pritet të jetë pjesë e mekanizmit unifikues, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që edhe ky subjekt të ftohet. 

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se ish-ministri i Pushtetit Lokal, që aktualisht është deputet i LDK-së, Sadri Ferati, është propozuar të jetë koordinator për veriun. Kjo për faktin se Ferati është pjesë e opozitës parlamentare dhe nga ndërkombëtarët vlerësohet si njohës i rrethanave në veri të vendit.

Kthehu mbrapa

Shto koment