Në një komunikatë për media të Zyrës për Informim të Gjilanit, thuhet se këtë hap Mustafa e mori për t;i hequr të gjitha dilemat për konflikt interesi.
"Pas sqarimeve që këto ditë i ka dhënë për publikun, Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, e ka
marrë këtë hap, për shuarjen e aktivitetit të tij biznesor, edhe juridikisht, si aksionar (ligjor), në
kompaninë biznisore private “Frutta Viva” sh.p.k., për t’i hequr përfundimisht të gjitha dilemat
dhe spekulimet që ishin ngritur këto ditë rreth tij, për konflikt interesi me funksionin e tij publik
si kryetar komune duke qenë të njëjtën kohë edhe njëri prej pronarëve të biznesit privat “Frutta
Viva” Sh.p.k", thuhet në kumtesën për media të Komunës së Gjilanit.
Ky akt i Mustafës vie si pasi Agjencioni Kundër Korrupsion i ka dërguar kërkesë Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan që të fillojë procedurat kundërvajtëse ndaj kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, për shkak të vlerësimit se ndodhet në konflikt të interesit.
“Agjencia ka këshilluar disa herë z Mustafa për mënyrën se si duhet parandaluar situatën e konfliktit të interesit në të cilën ai ndodhej. Por, edhe përkundër afatit të dhënë ligjor nga Agjencia , Zyrtari i Lartë nuk ka ndërmarr asnjë veprim që të parandaloj këtë situatë, prandaj me datën 17.11.2011, i është bërë shkresa e dytë me të cilën nga ai është kërkuar që brenda afatit të dhënë ligjor të ndryshoi këtë gjendje”, theksohet në komunikatë”, shkruante, ndër të tjera, në kumtesën e AKK-së, ditë më parë.
Qemajl Mustafa nuk është më aksionar në "Frutta Viva"
02.02.2012 (komentet: 0)


Shto koment