Qemajl Mustafa në gjyq për konflikt interesi

27.01.2012 (komentet: 2)

Agjencia Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan që të fillojë procedurat kundërvajtëse ndaj kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, për shkak se ndodhet në konflikt të interesit.

 

 

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga po ky agjension, ku theksohet se edhe përkundër kërkesave të Agjencisë që t’i shmanget këtij konflikti, ai nuk ka demonstruar gatishmëri që të respektojë Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. 

“Me datën 15.07.2011 z. Mustafa i është bërë shkresa e parë njoftuese me të cilën Agjencia ka njoftuar atë se ka filluar hetimin lidhur me dyshimin e bazuar për situatën Konflikt Interesi në Ushtrimin e Funksionit Publik. Pas kësaj shkrese Zyrtari i Lartë është paraqitur në Agjenci dhe në takim me zyrtarët e Agjencisë ka ballafaquar faktet”, thuhet në komunikatën e AKK-së. 

Ndërkaq, përmes provave zyrtare të marra nga ARBK-ja, Agjencia ka zbuluar se, “Qemail Mustafa është një prej pronarëve të biznesit privat “Frutta Viva” Sh.p.k., ndërsa në situatë Konflikt interesi me funksionin e tij publik si Kryetar Komune e sjell funksioni i tij si person i vetëm i autorizuar i biznesit të përmendur”. 

“Agjencia ka këshilluar disa herë z Mustafa për mënyrën se si duhet parandaluar situatën e konfliktit të interesit në të cilën ai ndodhej. Por, edhe përkundër afatit të dhënë ligjor nga Agjencia , Zyrtari i Lartë nuk ka ndërmarr asnjë veprim që të parandaloj këtë situatë, prandaj me datën 17.11.2011, i është bërë shkresa e dytë me të cilën nga ai është kërkuar që brenda afatit të dhënë ligjor të ndryshoi këtë gjendje”, theksohet në komunikatë.

Sipas Agjensionit Kundër Korrupsion, edhe pas këtij afati, Mustafa nuk është përgjigjur me asnjë veprim të bërë për të ndryshuar situatën me konflikt interesi, në ushtrimin e funksionit të tij publik. 

AKK citon Nenin 16, paragrafi 1, të këtij ligji: “Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizata fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak te funksionit”. 

Prandaj, sipas AKK, si rezultat i mos gatishmërisë së Mustafës për të heq dorë nga konflikti i interesit në të cilin ndodhet, Agjencia kërkoi nga Gjykata që konform ligjit të marr masat e nevojshme për këtë rast. 

Agjencia Kundër Korrupsionit thekson se është e vendosur që me përkushtimin më të madh të realizojë misionin e saj si zbatuese e disa ligjeve në të cilin hynë edhe Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. /zëri/
 

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Bekimi | 28.01.2012

Jam edhe sjam.
E ka marr nga int. ka harru si ka qendru puna.
Nderkoh kemi formu kompani te re , veq emrin ia emi ndrru. 15% te AKSIONEVE.

BISNESIN QE E UDHEHEQI NUK E KZISTON, DHE NUK KA QARKULLIM.
Ka harru njeri qe ekziston si drejtues i nji biznesi. Ju kan perz. -- Zoti ta din sa biznese i ka shpernda nepr miq e dashamire.

Koment nga Edhe une Bekim | 29.01.2012

Politika dhe pasojat e saj, eshte nje gje shume interesante te ne shqipetaret deri sa te vendoset dikush ne pushtet mundohemi me mish e me shpirt me perkrah, kurse kur te arrin ne nje pozit te larte ather i hapum syt dhe fillojmt te ja kemi zili, pa mar parasyesh a eshte i njohur, shok apo antare i familjes.
Ne shume rradh mundohemi me ngrit veten ma lart me ndihmen e punes dhe dijunis por me leht eshte ta zbritume poshte ne nje nivel te ulet, ne nivelin ton, dhe aty e muajme me pervoj.
Une e njohe Qemajl-in prej kur kam qen 16 Vjeqar(tani jame 36) e kam pas mesues ne kurse te informatikes.
Me kujtohet shume mire vizita e pare e Gjilanit pak pas qe ka hy Qemajli si kryetar i komunes, kur e merr njeriu Bugjetin e parapare per Gjilan dhe puna qe eshte ber ather duhet njeriu me u pyet mos ka shti pare prej gjepit e jo pse ka firme!
Sejcili kryetar ose person qe eshte ne fuqi mundohet me i ndihmue njerzeve qe i njeh kjo nuk eshte asgje e re, edhe une me qen ne pushtet i kisha ndihmue krejtve qe i njoh, sejcili prej jush e ka nje vend te punes me ndihmen e dikuj ose per arsye se dikush ju ka ndihmue, nuk ka ligj te shkruar qe ndalon ket.

Pse ka firme Qemajli?
Sepse jeta vazhdon edhe pasi te perfundon mardhenja e punes si kryetar komune, apo mos mendon dikush se mundet deri ne fund te jetes me jetue me pagesen qe e ka mar gjat kohes qe ka qen Kryetare komune?
Nje Apel per te gjith Gjilanasit. Mos lypni qime ne gjerdh se ndoshta keni fat.
Mendimi im personal Gjilani nuk ka pas kryetare me te sinqert se Qemajl Mustafa edhe kete do ta shifoni me se voni kur te behet zgjedhja e re e kryetarit.