Punëtorët e sigurimi në Spitalin e Gjilanit prej 3 muajsh pa paga

17.02.2012 (komentet: 0)

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, fajin për mosrespektimin e kontratës së punës ia hedh kompanisë, të cilën e kishte kontraktuar vetë një vit më parë dhe Ministrisë së Shëndetësisë

 

Koha Ditore - 20 punëtorë të Sigurimit në Spitalin Rajonal të Gjilanit prej tre muajsh nuk i kanë marrë pagat. Shaban Selimi, një nga punëtorët e sigurimit në SRGJ, është shprehur se për gati dy vjet sa punojnë në kompaninë Sigurimi Fizik i Kosovës (SFK),  6 muaj kanë punuar papaga.’’Asnjëherë nuk na jep me kohë pagat edhe kur e kryen obligimin, ai çdo herë e zbrit atë pagë prej 170 eurove në muaj’’, pohon Selimi. Ndonëse gazeta ka kontaktuar pronarin e kompanisë, Sigurimi Fizik i Kosovës, Shefqet Damka, ai nuk ka pranuar të jap informata,lidhur me gjendjen e punëtorëve. Ndërkaq drejtori i SRGJ-së Xhavit Hajdari fajin për mosrespektimin e kontratës së punës ia hedh kompanisë, të cilën e kishte kontraktuar vetë  një vit më parë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. ’’Çdoherë kemi pasur pengesa nga MSH-ja për realizimin në afatin e rregullt  të  këtyre pagave, të cilat shpesh herë më kanë nxjerrë në pozitë të palakmueshme përballë punëtorëve’’, thotë Hajdari.  

Ndërsa punëtori Shaban Selimit hotë se pos vonesave në paga, kompania në fjalë asnjëherë nuk ka pagur në administratën tatimore kontributin e punëtorëve, duke mos përmbushur kështu pothuajse asnjë kriter që kërkohet në atë kontratë.’’Bashkë me punëtorët e tjerë të kompanisë, kemi hulumtuar në Administratën tatimore të Kosovës për të parë nëse po paguhen kontributet nga kompania jonë, por zyrtarë të Administratës së këtij institucioni thonë se emrat tanë nuk figurojnë askund’’. Ndërkohë një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit të punës Inspektorati i Punës i, cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës...,ende nuk ka arritur të merrte ndonjë shifër të shkelësve ligjorë ndaj kontratave të punës.

Basri Sylaj, zyrtar i Inspektoratit të Punësnë Gjilan, thotë se janë duke u bërë përgatitjet e para se të nisë puna në terren, e cila mund edhe t’i identifikojë e më pas t’i sanksionojë rastet në fjalë. Me një situatë të njëjtë po përballen edhe punëtorët higjienikë të këtij spitali, të cilët nuk pranuan të flisnin, lidhur me këtë gjë, shkaku siç thonë ata të kërcënimeve të pronarit për largim nga puna...Ndryshe këta të fundit një vit më parë kishin hyrë në grevë për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga kompania private e kontraktuar nga SRGJ-ja, për të përfunduar me ndërrimin e kompanisë nga ky i fundit, por megjithatë mospërmbushja e obligimeve ndaj tyre po vazhdon edhe nga kompania e re.

Gati 6 vjet sa funksionojnë këta 2 sektorë të SRGJ-së në Gjilan, janë kontraktuar 5 kompani, të cilat çdoherë kishin ndërprerë punën për të njëjtat arsye. SRGJ-ja, 6 vjet më parë kishte marrë vendimin t’i largonte nga lista e punëtorëve publikë punonjësit higjienikë dhe ata të sigurimit, duke i transferuar në kompani private, ngase numri i madh i stafit mjekësor që kishte pranuar drejtori Hajdari në atë kohë, ia kishte ngushtuar limitet buxhetore  të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo e fundit lëshimin e pagave për gjithë ata punëtorë i akishte kushtëzuar me transferimine punonjësve higjienikë dhe të sigurimit në sektorin privat.

Kthehu mbrapa

Shto koment