Prokuroria e Gjilanit alarmon për rritje të delikuencës nëpër shkolla
10.02.2012 (komentet: 0)

Shkolla Fillore "Abaz Ajeti" në Gjilan
GJILAN, 9 SHKURT - Zyrtarë tëGjykatës së Qarkut në Gjilan kanë bërë të ditur së në periudhën 2 vjeçare 2010-2011, rastet e kallëzimeve penale ndaj të miturve kanë shënuar rritje. Jetish Maloku, kryeprokuror në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, thotëse më 2011 janë paraqitur gjithsej 38 kallëzime penale ndaj 45 personavetë mitur. ‘’Në vitin e 2010 kemi pasur më shumë raste të kësaj natyre, gjithsej janë paraqitur 72 raste nga 45 persona, kurse vitin që lamë pas janë 40 kallëzime nga 45 persona. “Këto dyvjetët e fundit po kemi rritje drastike të dukurisë së kallëzimeve penalendaj të miturve, e që për dallim nga vitet e mëparshme në vitin 2010-2011 numri i këtyre rasteve ka qenë shumë më i madh’’, ka bërë të ditur Jetishi.
Ndryshe, zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan thonë senumri i rasteve të delikuencës nëpër shkolla nuk është aq i madh sa raportohet nga Prokuroria e Qarkut, por nuk mohojnë faktin se ka një rritje të këtyre rasteve. Drejtori i Arsimit në Gjilan, Bujar Nevzadi, thotë se mungesa e psikologëve nëpër shkolla po bën që të pamundësohet në mënyrë të mirëfilltë zhvillimi i aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme që do të ndikonin në edukimin e nxënësve lidhur me dëmet që mund të shkaktohen nga delikuenca. ’’Janë vetëm 3 psikologe të cilatpunojnë në Drejtorinë e Arsimit dhe merren me evidentimin e rasteve në fjalë dhe se nuk besoj që mund t’i kryejnë nevojat për 35 shkolla fillore dhe të mesme sa numëron Komuna e Gjilanit. Unë nuk jam i informuarse ka një shifër aq të lartë të rasteve të tilla në gjykatë, por besoj që shumica prej këtyre rasteve kanë ndodhur jashtë ambienteve shkollore”,ka thënë Nevzadi.
Duke mos poseduar ndonjë shifër të saktë të rasteve në fjalë që janë evidentuar nëpë rshkollat e Gjilanit gjatë vitit 2011, Nevzadi ka thënë se mund të jenë 2 ose 3 raste të kësaj dukurie që janë shënuar brenda objekteve shkollore. Luan Selishta nga organizata joqeveritare ‘’Cange’’ thotë se Drejtoria e Arsimit në Gjilan shumë pak po punon në parandalimin e rasteve të delikuencës nëpër shkolla. Sipastij duhet që të zhvillohen politika më të mira në edukimin e brezave të rinj. ’’Nuk po shohim se ka politikatë mirëfillta lidhur me edukimin e të rinjve lidhur me këto dukuri, evidentimi i rasteve të shumta të delikuencës po tregon faktin që institucionet komunale nuk pobëjnë sa duhet për edukimin enxënësve për dëmin që shkaktojnë këto dukuri’’, ka thënë Selishta.
Shqipe Kastrati, njëra nga psikologet e Drejtorisë së Arsimit, e cila punon me këto raste, thotë se përveç mungesës së psikologëve nëpër shkolla, mungon edhe relacioni i policisë me këtë drejtori. Sipas saj policia asnjëherë nuk jepinformata kthyese për Drejtorinë e Arsimit se nëse janë zgjidhur të gjitha rastet e raportuara si dukuri e delikuencës nëpër shkolla. ’’Drejtoria Arsimit në vazhdimësipo punon me projekte të ndryshmeme nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme lidhur me vetëdijesimin e tyre ndaj dëmeve që shkaktojnë dukuritë negative, siç është përdorimi i drogave, i duhanit dhe të tjerave dukurive të tilla të këqija për shoqërinë, por kohëve të fundit nuk po marrim informata kthyese ngapolicia për evidentimin e rasteve nëfjalë’’, është shprehur Kastrati.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës në Gjilan thonë së nuk e kanë për detyrë t`i informojnë zyrtarët e arsimit lidhur me përfundimin e rasteve në fjalë. Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së nëGjilan, thotë se kanë një bashkëpunim të mirë me Drejtorinë e Arsimit në trajtimin e këtyre rasteve. (A.A.)


Shto koment