Përfundimi i mbikëqyrjes varet nga veriu

25.01.2012 (komentet: 0)

Njëzetë e pesë shtetet që mbikëqyrin pavarësinë e Kosovës janë të gatshme që ta përfundojnë këtë mbikëqyrje, por drejtorëve politikë...

Njëzetë e pesë shtetet që mbikëqyrin pavarësinë e Kosovës janë të gatshme që ta përfundojnë këtë mbikëqyrje, por drejtorëve politikë për Ballkanin nuk u ka mjaftuar vetëm vullneti të hënën në takimin në Vjenë, që të vendosin për ta përmbyllur punën e tyre me Kosovën. Shkaku është veriu i Kosovës. Plani i presidentit Ahtisaari, zbatimi i të cilit e ka mbajtur pavarësinë të kushtëzuar dhe të mbikëqyrur nga 25 shtete, nuk është zbatuar në pjesën e dominuar me shumicë serbe në veri dhe si rezultat mbikëqyrja nuk përfundon pa u zbatuar Pakoja.

Grupi Ndërkombëtar Drejtues, që përbëhet nga këto 25 shtete, ka shprehur vullnetin që ta përmbyllë mbikëqyrjen brenda vitit 2012 nëse brenda kësaj periudhe ka progres në veri dhe miratohen edhe disa ligje, të cilat i kërkon Pakoja e Ahtisaarit.

Mbikëqyrësi i pavarësisë, Pieter Feith, tek ka folur në një konferencë për media, bashkë më kryeministrin Thaçi, ka thënë se Qeveria dhe ICO-ja do të bëjnë përpjekje shtesë që situata në veri të ndryshojë.

Kthehu mbrapa

Shto koment