Parlamenti i Kosovës: Kërkesë për bashkim me Shqipërinë

22.02.2012 (komentet: 0)

Situata politike ne Kosove pritet qe ne ditet e ardheshme te shoqerohet me te papritura te medha.

Kaosi dhe shqetsimi per pranimin nga ana e qeverise e kerkesave serbe dhe te disa vendeve te BE qe emri i Kosoves te shoqerohet me rezoluten 1244, duket se po i shtyn nje pjese deputetesh te Vetevendosjes, PDK, AAK dhe LDK te shikojne mundesine e radikalizimit te qendrimeve ne Parlament.SIc raportojne disa portale duke i thirrur në burime të tyre, nje grup prej 12 deputetesh te kater partive kryesore pritet te kerkojne ne Kuvend bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Kerkesa e tyre pritet te perkrahet nga Kryetari i Kuvendit te Kosoves Krasniqi i cili mund ta kaloje per shqyrtim ne Kuvend. Pritet qe kjo kerkese te perkrahet nga rreth 39 deputete shqiptare plus deputetet e pakices turke. Synimi i grupit iniciues per bashkimin e Kosoves me Shqiperine eshte qe ne fazen e pare te terheqe vemendjen e bashkesise nderkombetare dhe te arrije nderprerjen e bisedimeve me Beogradin. Pas shtrimit ne Kuvendin e Kosoves, nje grup prej 6 deputetesh te Kuvendit te Kosoves do takohen me presidentin e Shqiperise Bamir Topin duke i kerkuar atij mbeshtetje dhe zbatim te Kushtetutes nga ana e Tiranes zyrtare.

Kthehu mbrapa

Shto koment